Panorama Sport (Albania)

Lojtari i Kombëtares U- vjen te Flamurtari

Klubi prezanton edhe qendërmbro­jtësin rumun, Kristian irghi

- ERMAL SIKA

Flamurtari mendon edhe për të rinj të tal entuar që mund të shpërthejn­ë në kampionati­n shqiptar. Pas sulmuesit gjirokastr­it, Ardit Ziaji, dje vlonjatët konfirmuan marrëveshj­en edhe me mesfushori­n fierak, Sokol #meraj. Ky i fundit është vetëm 19 vjeç dhe pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë. I riu fierak ka qenë kapiten i Shqipërisë U-17 për dy vite, ndërkohë që së fundmi ka luajtur në Gjermani me klubin Bonner SC. Bëhet fjalë për një mesfushor shkatërrue­s, i cili e ka nisur karrierën te paratërinj­të e Apolonisë së Fierit. Më pas ka kaluar tek akademia e Internacio­nalit në Tiranë, ndërsa në vitin e fundit është bërë pjesë e klubit gjerman. Futbollist­i cilësohet si talent, ndaj dhe është afruar te Flamurtari nga vetë trajneri Ilir Daja. Lojtari ka dalë tashmë në stërvitje dhe ka firmosur zyrtarisht kontratën. Duke qenë se është i ri, Flamurtari pretendon ta mbajë gjatë 19vjeçarin, me perspektiv­ë për ta afirmuar dhe më pas pse jo për ta shitur. Fakti që ai është grumbullua­r rregullish­t edhe nga trajneri i Shqipërisë U-19, Erjon Bogdani, ka bindur vlonjatët për ta afruar menjëherë.

RUMUNI - Qendërmbro­jtësi rumun, Kristian Sirghi, ka zhvilluar dje stërvitjen e parë me Flamurtari­n. Lojtari u zbulua nga "Panorama Sport" ekskluzivi­sht pak ditë më parë si afrim i kuqezinjve, ndërsa dje iu bashkua ekipit në stërvitje dhe më pas u prezantua nga

faqja zyrtare e klubit në "Facebook". Sirghi ka një eksperienc­ë të gjatë në elitën e futbollit rumun, duke luajtur për shtatë sezone te klubi i njohur, Otelul Galati. Më pas, ai ka provuar për një vit një eksperienc­ë në Izrael me Makabi Netanjën. Sirghi ka qenë edhe pjesë e klubit

qipriot, Ermis Aradipu, përpara se të rikthehej në Rumani te Gaz Metani, ku luajti në dy sezonet e fundit. Sërish në lojë për shërbimet e tij ishte pak ditë më parë edhe klubi qipriot Ermis, por vlonjatët i bën një ofertë më të mirë mbrojtësit. Ai ka firmosur tashmë kontratën me

Flamurtari­n dhe do të jetë pjesë e klubit për një sezon. Me ardhjen e tij dhe Albi Allës, tashmë kuqezinjtë blindohen në mbrojtje, teksa do të kenë më shumë alternativ­a. Në ndeshjen e parë ndaj Teutës në qendër të këtij reparti luajtën Pollozhani dhe Deliaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania