Panorama Sport (Albania)

Kritika e Kallucit: Luftëtari u shthur, i duhet merkato

"Ekip i çorientuar, nuk funksionon­te asnjë mekanizëm në lojë"

- TOMOR SHEHU

Humbja në ndeshjen e parë të kampi onatit nuk ka "trokitur" aspak mirë te legjenda e futbollit gjirokastr­it, Theodhori Kalluci. Ai ka kritikuar ashpër skuadrën dhe thotë se ingranazhe­t nuk funksionua­n, ashtu siç të gjithë prisnin. Në një prononcim për "Panorama Sport", Kalluci thotë se repartet lanë shumë për të dëshiruar dhe nuk u kuptuan me njëri-tjetrin. "Me përjashtim të portierit Ruci, i cili ka meritën në mospësimin e shumë golave, qendra e mbrojtjes, mesfusha dhe sulmi ishin inekzisten­te në këndvështr­imin tim. Në pjesën e parë skuadra interpreto­i lojë me nivel të kënaqshëm, por në të dytën pashë një tjetër skuadër. Ishte totalisht e shthurur në mbrojtje. Lojtarët në pjesën e dytë ishin konfuzë

dhe të çorientuar. Edhe pse Luftëtari është një nga skuadrat e para që ka nisur përgatitje­t, për mendimin tim ngjan me një ekip të ndërtuar rishtas. Dëshira nuk mjafton për të gjetur fitoren, por duhen gjetur mekanizmat e duhur për ta arritur atë. Kjo është detyra kryesore e stafit teknik", tha legjenda bluzi.

MERKATO- Nëse arsyet për dështimin në start janë të shumta, Kalluci kapet edhe me vendimin e federatës për të vazhduar kampionati­n pa mbyllur merkaton. "Që një skuadër të formatohet për të qenë kompetitiv­e duhet të ruajë boshtin e skuadrës dhe në merkaton e verës të plotësojë boshllëqet e krijuara në dalje. Luftëtari bëri mirë në merkaton e janarit, por në këtë të deritanish­men konstatoj se skuadra ka nevojë për përforcime cilësore. Të rinjtë i

përkasin së ardhmes, por për moshën dhe eksperienc­ën që kanë nuk marrin mbi shpatulla përgjegjës­inë e lojtarëve me peshë. Trajneri guxoi të aktivizont­e të rinjtë ndaj Kastriotit, por në kushte kur skuadra humbet ata s'mund të bëjnë asgjë. Ndaj mendoj

se Luftëtari ka nevojë për një stol më të kompletuar. Ishte vetëm një betejë e humbur, por besoj se në luftë duhet të bëjnë më mirë", përfundoi Kalluci. Luftëtari humbi në ndeshjen e parë ndaj Kastriotit, ndërsa në të dytën do të luajë kundër Laçit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania