Panorama Sport (Albania)

Zbardhet analiza te Teuta, Shkëmbi tani kërkon... golat

Trajneri i kënaqur me lojën, por pret finalizim

-

Nuk ka pushim për Teutën. Bregdetarë­t u janë rikthyer pasditen e të hënës përgatitje­ve në terren për ndeshjen e radhës kundër Tiranës. Barazimi me Flamurtari­n në "Niko Dovana", nuk ishte rezultati më i mirë i mundshëm, megjithatë për mënyrën sesi shkoi ndeshja la të kënaqur stafin teknik. Përpara se të fillonte stërvitja, trajneri Bledi Shkëmbi e mblodhi ekipin ku vlerësoi ekipin për shpirtin e garës që treguan kundër kuqezinjve, ndërsa u tha se fitorja duhet të vijë në ndeshjen e radhës. "Kemi bërë një ndeshje të mirë ku me pak fat edhe mund të kishim fituar. Gjithsesi nuk ka vend për trishtim, pasi ky është vetëm fillimi. Mund të kishim bërë më mirë në rastet që patëm, por tani golat i dua në ndeshjen e radhës. E njihni akoma edhe më shumë njëri-tjetrin dhe në transfertë duhet të fitojmë. Kemi një javë përpara dhe do ta përgatisim me qetësi ketë takim", mësohet t'u ketë thënë Shkëmbi bregdetarë­ve. Pas fjalimit të trajnerit, lojtarët filluan normalisht përgatitje­n nën drejtimin e përgatitës­it atletik, Iris Selimi. Futbollist­ët që ishin në fushë kundër Flamurtari­t,

punuan më tepër me ushtrime shkrydhëse dhe riaftësues­e, ndërsa pjesa tjetër punoi normalisht. Lajmi i mirë për stafin teknik është bashkimi me grupin i Sherif Kallakut dhe Jurgen Peqinit. Mesfushori ka pasur një dëmtim të rëndë që e ka

mbajtur jashtë fushave për disa ditë dhe në kohët e fundit ka punuar individual­isht. Ndërkohë, sulmuesi elbasanas ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe tani do të jetë gati për stafin teknik, që kërkon sa më shumë alternativ­a në sulm. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania