Panorama Sport (Albania)

Sezoni nis dhunshëm, presion që në start edhe për arbitrat

Mungon një penallti për Kastriotin në Gjirokastë­r

-

Sezoni 2018- 2019 nis dhunshëm në Kategorinë Superiore. Incidentet në ndeshjen hapëse mes kampionëve në fuqi të Skënderbeu­t dhe Partizanit e ulën shumë imazhin e kampionati­t që në start. Megjithatë, 90 minutat e pesë ndeshjeve prodhuan futboll dhe rezultate surprizë, ndërsa nuk munguan në këtë fillim dhe akuzat për arbitrat. Habia erdhi nga Kukësi, që pas ndeshjes me Laçin, të cilën e barazoi 1-1 në "Elbasan Arena", shpalli "non grata" për herë të dytë brenda gjashtë muajve të fundit gjyqtarin Enea Jorgji. "Arbitri Enea Jorgji tregoi edhe një herë joprofesio­nalizëm, duke favorizuar në mënyrë të hapur ekipin e Laçit, ashtu siç ka vepruar shumë herë të tjera. Shumë qartë, ai nuk dha disa herë goditje dhe faulle për ne, siç ishte dhe rasti i ndërhyrjes së parregullt të Uilliam Kordeiros. Ne do të analizojmë me detaje këtë ndeshje për të nxjerrë dhe përgjegjës­itë tona si staf dhe ekip, si dhe do të dërgojmë në Komisionin e Arbitrimit ankimin për këtë arbitër në mënyrë që të mos jetë më gjyqtar në asnjë ndeshje që do të luajë Kukësi", thuhej në deklaratën e klubit kuksian, e cila rezulton të jetë fshirë në faqen e klubit një ditë më pas ( të hënën). Nga pesë ndeshjet e javës së parë pati vetëm një gafë në Gjirokastë­r, ku iu mohua një penallti Kastriotit nga gjyqtari Indrit Myrtja. Në takimet e tjera nuk kishte momente ku vendimet ndikuan në rezultat.

Kukësi - Laçi 1- 1 Gjyqtarë: E.Jorgji, E.Ganxhi, R.Preça (Elbasan) Edhe pse klubi i Kukësit reagoi ashpër pas ndeshjes, në 90 minutat e takimit të luajtur në Elbasan, nuk ka ndonjë rast flagrant, që të ketë ndikuar në fatin e ndeshjes. Edhe aksionet nga ku erdhën golat, ishin të rregullt. Me sa duket, pasi kanë riparë edhe një herë takimin, te Kukësi mund të jenë bërë pishman për deklaratën e bërë të dielën. Skënderbeu - Partizani 1-0

Gjyqtarë: E. Hamiti (Lezhë), E. Doda, N. Bregasi ( Tiranë)/ pas porte: O. Sokoli, O.Kuka (Tiranë)

8' Hila i rrëmben topin Krasniqit dhe i drejtohet zonës. Sulmuesi i Skënderbeu­t bën një ndërhyrje ndaj mesfushori­t elbasanas dhe

Prognit, duke i rrëzuar të dy brenda zonës. Të kuqtë pretendojn­ë për penallti, por gjyqtari vijon lojën ( ndërhyrja e Krasniqit është pa top). Moment shumë i dyshimtë.

47' Radas lëshon një top të gjatë në zonën mike për Bregun, i cili pas kontaktit me Ibrahimin rrëzohet. Korçarët pretendojn­ë për penallti, por gjyqtari vijon lojën ( a kontakt trup me trup). Vendim i drejtë i arbitrit.

90' Bregu i shmanget mbulimit të mbrojtjes së Partizanit, duke e ndjekur

topin e ardhur nga mesfusha. Në momentin e fundit, vlonjati pengohet nga portieri Hoxha dhe gjyqtari Hamiti akordon penallti. Vendim i drejtë i kryesorit. Luftëtari - Kastrioti 0-1

Gjyqtarë: I. Myrtja, M. Dervishi, F. Thorja ( Shkodër)

47' Pas goditjes së Rahim brenda zonës, topi po shkonte në rrjetë, por Rapa e devijon me dorë, teksa kjo tregohet qartë përmes pamjeve filmike. Arbitri nuk akordoi penallti, edhe pse u konsultua me anësorin. Vendim i gabuar si i kryesorit

Myrtja dhe anësorit Dervishi.

58' Xhekson pengohet në zonë nga Lila, por Myrtja vazhdon lojën. Rast i dyshimtë.

69' Bardhi rrëzohet në zonë pas kontaktit me Janiçiç. Arbitri me të drejtë jep 11-metërsh në favor të Kastriotit.

Teuta - Flamurtari 0-0

Gjyqtarët: A. Beqiri, E.Barushi, D.Myftari (Tiranë)

20' Top i gjatë nga Musta në zonë, Hakaj në duel me Torasën, teksa ky i fundit rrëzohet dhe pretendon penallti, por arbitri vijon lojën,

duke vepruar drejt.

45' Torasa hedh një top në zonë, aty ku Osmani mban Bathën dhe ky i fundit rrëzohet. Rast shumë i dyshimtë, me kryesorin që vijoi lojën.

Tirana-Kamza 0-1

Gjyqtarë: A.Koçi, F.Lama (Durrës), D.Rexha (Tiranë)

Takimi i zhvilluar në "Selman Stërmasi" u gjykua nga një treshe mikse me kryesor Andi Koçin. Nuk pati asnjë rast për moviolë, ndërkohë që edhe në deklaratat pas ndeshjes, askush nga palët nuk u ankua për gjykimin.

 ??  ?? Kjo është deklarata e klubit të Kukësit pak orë pas ndeshjes me Laçin, ku akuzon gjyqtarin Enea Jorgji. Një ditë më pas, ky qëndrim i klubit rezulton të jetë fshirë në faqen zyrtare në "Facebook".
Kjo është deklarata e klubit të Kukësit pak orë pas ndeshjes me Laçin, ku akuzon gjyqtarin Enea Jorgji. Një ditë më pas, ky qëndrim i klubit rezulton të jetë fshirë në faqen zyrtare në "Facebook".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania