Panorama Sport (Albania)

Projekt për Superioren, Dinamo merr Nevil Deden si Drejtor Sportiv

Prej ditësh Nevili po vëzhgon stërvitjen e ekipit të Allmuçës

-

Dinamo duket se e ka seriozisht rikthimin në Superiore. Kryeqyteta­sit kanë bërë merkaton e verës për të kompletuar në mënyrën më të mirë organikën me emra si Sefa, Laco, Prendi etj., por për më tepër kanë mbajtur boshtin e skuadrës së vjetshme. Përveç afrimeve dhe organizimi­t në radhët e organikës së lojtarëve, drejtuesit e bluve tashmë kanë shtuar dhe një vend të rëndësishë­m në hierarkinë e klubit. Gazeta "Panorama Sport" mëson ekskluzivi­sht se presidenca ka emëruar Nevil Deden Drejtor Sportiv të klubit.

Prezantimi

Prej pak ditësh, ish-lojtari e trajneri i Tiranës ka nisur punën dhe është parë në kompleksin stërvitor në "Pezë Helmes". Akoma ai nuk është prezantuar me lojtarët, por kjo është çështje ditësh që të ndodhë. Dede ka vëzhguar nga "lart" ekipin dhe me të nisur punën pritet të ketë dhe ndryshime në përbërjen e ekipit. Nevil Dede ka eksperienc­ë të gjatë të mëparshme si futbollist dhe si drejtues, e prezenca e tij pritet që të ndihmojë ekipin kryeqyteta­s. Kompletimi i skuadrës si në aspektin e organikës së futbollist­ëve edhe në atë të organikës së stafit drejtues, duken sinjale pozitive se blutë do të tentojnë të bëjnë më shumë sesa vetëm qëndrimin në Kategorinë e Parë. Trajneri - Diçka të tillë, në lidhje me objektivat e skuadrës kryeqyteta­se, e ka bërë me dije edhe vetë trajneri. Igli Allmuça është optimist se në këtë sezon Dinamo do të synojë diçka më tepër. Ai tregon se kampionati nuk është aspak i lehtë, mirëpo pretendime­t do të jenë maksimale. "Kategoria e Parë nuk është aspak e lehtë, madje është shumë e vështirë. Megjithatë, jemi mësuar me të dhe ju them që është shumë ndryshe nga sa perceptohe­t së jashtmi. Jam optimist dhe them se kemi bërë diçka të madhe, ndaj pretendojm­ë që të tentojmë diçka të madhe", ka deklaruar trajneri Allmuça në vigjilje të startit të kampionati­t. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania