Panorama Sport (Albania)

FSHF hedh shortin, ja kalendari i dy fazave

-

Kategoria e Parë ka mësuar kalendarin dhe ndeshjet që do t'i hapin udhë sezonit të ri. Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur dje shorti që bën me dije edhe rrugëtimin që do të ndjekin 20 skuadrat në kërkim të Superiores, si dhe ekipet që në fund të do kenë fatin e keq që të zbresin nga kategoria. Disa nga klubet nuk kishin përfaqësue­s të tyre në short, ndërkohë që përpara nisjes së sezonit, asnjë prej klubeve nuk kërkoi fjalën për të shprehur pakënaqësi për ndonjë aspekt të kampionati­t që do të nisë, apo qoftë edhe paqartësi. Sa i përket formatit, nuk do të ketë asnjë ndryshim nga vjet: Do të luhen dy fazat e para dhe në të tretën do të formohen dy mini-kampionate në çdo grup, ku pesë të parat do tentojnë ngjitjen dhe pesë të dytat do luftojnë për rënien. Disa ditë më parë, në mbledhjen e zhvilluar të Komitetit Ekzekutiv, u miratua edhe ndarja e skuadrave në Kategorinë e Parë, në dy grupe, A dhe B. Vihet re një bashkim përsëri i Shënkollit dhe Besëlidhje­s, ekipe të të njëjtit qytet në Grupin A të Kategorisë së Parë, ndërkohë që shumë e lehtë duket rruga e Vllaznisë po në këtë grup. Nga ana tjetër, Besa, e cila sezonin e kaluar ishte në Grupin A, këtë sezon është kaluar në Grupin B. Komiteti gjithashtu miratoi edhe datat e fillimit të kampionate­ve. Kështu, Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Dytë do të nisë më datë 16 shtator, Kategoria Superiore për Moshat do të nisë në datë 2 shtator. Kampionati i femrave do të nisë më datë 15 shtator.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania