Panorama Sport (Albania)

Bylisi vendos, merr një trajner serbo-boshnjak

CV e pasur, ka drejtuar më parë klube në Greqi dhe Bosnjë

- ERJON SALIU

Dje është prezantu ar në Ballsh nga presidenti Besnik Kapllanaj trajneri serbo-boshnjak, Veljko Dovedan. Ballshiotë­t, kur duhen edhe me pak se tri javë nga starti i garës ,janë duke bërë diferencën me ekipet rivale. Duke filluar qe nga stoli, ku Bylisi ka afruar trajnerin Veljko Dovedan. Tekniku 64-vjeçar dje ka mbërritur në Ballsh ku edhe është prezantuar nga presidenti Besnik Kapllanaj para lojtarëve dhe tifozëve. Në orën 18: 00, presidenti i ballshiotë­ve ka prezantuar para stafit dhe skuadrës trajnerin e ri, duke e cilësuar si zgjedhjen më të mirë mes shumë alternativ­ave nga tregu vendës i Superiores, por edhe ai i huaj. Veç të tjerash, trajneri i ri ka edhe një CV shumë të pasur në disa shtete.

Karriera - Dovedan është një trajner me eksperienc­ë, jo vetëm në shtetin e tij, në Serbi, por edhe në shtete të tjera, siç janë Greqia e Bosnja me ekipe që kanë traditë në vendet respektive. Duke filluar që nga Panahaiqi, Niki Volos, Sloga Sarajevo, Slavia Sarajevo apo së fundmi me Temnik Varvarin. Tashmë, trajneri serb provon edhe eksperienc­ën për herë të parë në Shqipëri, me Bylisin që në Kategorinë e Parë mbetet skuadra konkurrent­e kryesore për t'u ngjitur në elitë. Kjo skuadër, gjatë historisë së saj, ka arritur që të jetë dy herë pjesëmarrë­se në Ligën e Europës. Trajneri Dovedan ka edhe licencën UEFA Pro.

Ekipi - Ballshiotë­t në këtë merkato kanë qenë mjaft aktivë dhe kanë afruar 8 futbollist­ë cilësorë me perspektiv­ë, por edhe me eksperienc­ë nga Kategoria e Parë dhe Superiorja. Por, në Ballsh presin ende edhe 3-4 goditje për ta pasur skuadrën gati, të paktën në javën e fundit të përgatitje­ve për të hyrë të kompletuar në garë.

 ??  ?? Presidenti Kapllanaj duke prezantuar trajnerin Dovedan
Presidenti Kapllanaj duke prezantuar trajnerin Dovedan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania