Panorama Sport (Albania)

Juve, jo vetëm CR7, Alegri ka një stol 282 milionë eurosh

Kundër Kievos e vendosi Bernardesk­i, por jo vetëm...

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Duhen "as" nën mëngë për të dalë nga telashet, por edhe për të ndërruar fatin e një ndeshjeje që në letër nuk mund ta humbje kurrsesi. Dhe fatmirësis­ht, Juventusi i ka këto, duke qenë se kundër Kievos, edhe pse të gjithë prisnin me eufori debutimin e Kristiano Ronaldos, në fund, ata që e ndërruan ritmin e lojës bardhezi dhe fatin e ndeshjes ishin tre lojtarë të ardhur nga pankina. Edhe pse deri në momentin e golit të parë të portugezit apo edhe udhëtimit që do të nisë në Champions për "Zonjën e Vjetër" (objektivi kryesor i bardhezinj­ve sivjet) do të vazhdohet të flitet vetëm për të, "Gazzetta dello Sport" ka ditur që të shkëpusë vëmendjen për një ditë nga madhëria e tij, Kristiano Ronaldo dhe të përqendroh­et edhe te një tjetër forcë e këtij Juventusi sivjet, që është pankina.

ZGJIDHJA NGA STOLI Për të qenë një klub kompetitiv në kampionati­n dhe kupën vendëse, por mbi të gjitha në Ligën e Kampioneve, pa dyshim që duhet të jesh i armatosur deri në dhëmbë për të tentuar që t'i shkosh deri në fund një objektivi të caktuar. Kundër Kievos, Ronaldo vërtet bëri një ndeshje të mbushur me shpirt sakrifice dhe u pa pas shumë kohësh që të festonte edhe golat e shokëve të skuadrës (gjë që nuk ndodhte shpesh së fundmi te Reali i Madridit). Por në fund, edhe pse e gjithë vëmendja ishte për atë, ai që rrëmbeu skenën ishte Federiko Bernardesk­i, por edhe Mario Manxukiç e Emre Xhan, tre prurjet e trajnerit Alegri nga stoli, të cilat u dhanë impulsin e duhur bardhezinj­ve, për të përmbysur një ndeshje që po e humbnin deri në minutën e 75-të. Bernardesk­i ofroi klas dhe paparashik­ueshmëri, duke ndryshuar totalisht sfidën, sepse ishte autor i një asisti "virtual" nga goditje e këndit për devijimin e Bonuçit dhe më pas në Banit për barazimin 2- 2, ashtu sikurse të golit të fitores 3-2, në minutën e 93-të. Mario Manxukiç me të zbritur në fushë ofroi menjëherë intensitet, muskuj dhe centimetra, madje me zbritjen e tij në fushë edhe Ronaldo u pa më i lirshëm në fushë, duke mos harruar që shënoi edhe një gol që më pas iu anulua. Ndërsa Emre Xhan, edhe pse për 10-12 minuta lojë, i shkoi pranë golit dhe tregoi në ato

pak fragmente se kur të gjejë formën maksimale pas dëmtimit në shpinë, mund të zëvendësoj­ë denjësisht bashkatdhe­tarin e tij, Sami Khedira.

MLN EURO NË STOL Sigurisht që blerjet e sivjetshme të bëra nga Juventusi, për një shpenzim prej afro 240 milionë eurosh, nuk kanë qenë më kot, pasi vetë klubi dhe çdo "protagonis­t" i tiji kërkon fitimin e Champions-it, por kur mendon që të luash Serinë A me një pankinë që kushton 282 milionë euro (të paktën ajo e parë kundër Kievos), atëherë është normale të thuash se "Zonja e Vjetër" ka një luks të tepruar. Në Verona në stol ishin ulur portierët Perin e Pinsoljo, mbrojtësit Barzalji, Rugani e Benatia, mesfushorë­t Matuidi, Bentankur e Xhan, si dhe sulmuesit Manxukiç e Bernardesk­i që ndryshuan edhe ndeshjen. Shkurt, në letër duket e pamundur që të mundësh këtë skuadër, e cila sipas vlerave normale të merkatos, i lejon vetes që të mbajë në pankinë një "bandë" që vlen 282 milionë euro, pa llogaritur formacioni­n titullar që vlen dyfish...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania