Panorama Sport (Albania)

Reali rigjen tiki-takën pas 9 vitesh

Madrilenët kishin një mesatare prej 78% të zotërimit të topit në 45 minutat e para

-

‘ Los Blancos" mundën me rezultatin 2- 0 skuadrën e Getafes në ndeshjen e parë të sezonit 2018- 2019 për La Ligën. Skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll, Hulen Lopetegui, ishte dominuese gjatë gjithë takimit duke zbavitur shumë 48 mijë të pranishmit në "Santiago Bernabeu". Golat e Karvahal dhe Bejl vulosën suksesin e Realit që duket se do të jetë një skuadër pretendent­e për të fituar kampionati­n dhe pas largimit të Kristiano Ronaldos te Juventusi. Sipas "El Espanol", trajneri i ri i madrilenëv­e kishte krijuar një lojë të bazuar në qarkullimi­n e topit dhe rikuperimi­n e menjëhersh­ëm të topit nga lojtarët e tij. Kjo u vu re shpejt, pasi Reali kishte një zotërim të topit në pjesën e parë prej 78 për qind, që do të thotë se ishte skuadra e tretë që nga viti 2009 që kishte një përqindje kaq të lartë të zotërimit të topit. Por, kjo përqindje do të kishte qenë edhe më e lartë nëse madrilenët nuk do ta kishin thelluar në dy gola avantazh rezultatin e ndeshjes. Në fund të takimit, ata i lejuan vetes disa gabime dhe humbje të topit, pasi në këmbët e lojtarëve u ndje lodhja. Në fund spektatorë­t panë një Real ndryshe nga ai i sezonit të kaluar, shumë pasime dhe zotërim të topit duke rikthyer kujtimet e tiki- takës së famshme të perfeksion­uar nga skuadra e Barcelonës në kohën kur e drejtonte Pep Guardiola. Tifozët e Realit duhet të jenë të kënaqur që

tani më në fund mund të shohin një skuadër që prodhon një futboll të bukur dhe nëse rezultatet do të jenë si ajo ndaj Getafes, atëherë sezoni i ri do të jetë vërtet emocionues në "Bernabeu" dhe pa yllin portugez.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania