Panorama Sport (Albania)

Plaku refuzoi Tiranën dhe më pas e ndëshkoi me... Kamzën

Ze Maria e donte me ngulm, por Qarri bindi sulmuesin

- OLSI AVDIAJ

Ironi e fatit! Tirana mund të kishte marrë në skuadër Sebino Plakun, por sulmuesi i refuzoi bardheblut­ë për Kamzën e Bledar Devollit dhe që në ndeshjen e parë u shënoi gol pikërisht 24 herë kampionëve. Po, është më se e vërtetë! Tirana dhe Ze Maria kanë dashur me ngulm Sebino Plakun, sulmuesi i cili sezonin e shkuar luajti me Kamzën dhe shkëlqeu në Kategorinë Superiore. Ze Maria, duke parë formën e tij, ua kishte paraqitur drejtuesve të Tiranës emrin e Sebinos për ta marrë në ekip. Marrëveshj­a me Kukësin për në Europë i frenoi bardheblut­ë, por me mbylljen e aventurës europiane, Tirana u hodh në sulm për t'i mbushur mendjen sulmuesit që të pranonte ofertën e tyre. Edhe pse ka pasur diskutime me sulmuesin, burime pranë klubit bardheblu pohojnë se Sebino nuk pranoi që të rivishej bardheblu. Plaku u kishte dhënë fjalën drejtuesve të Kamzës për të qenë pjesë e kësaj skuadre, dhe e kishte të pamundur të ishte pjesë e Tiranës. Dhe në që në takimin e parë me Tiranën ose pak orë pas refuzimit të ofertës, Plaku jo vetëm që u aktivizua ndaj Tiranës, por ia doli të shënonte një gol dhe t'i dhuronte fitoren Kamzës, në të cilën është kapiten. Në fakt, flirti i Tiranës me Sebino Plakun ka nisur që sezonin e kaluar, kur bardheblut­ë luanin në Kategorinë e Parë. Bardheblut­ë sezonin e shkuar ishin gati të jepnin afro 6 milionë lekë (të vjetër) në muaj për lojtarin, për tri sezonet në vazhdim. Nuk do të mungonin as "bonuset", që përfshinin ngjitjen, trofetë, por ndoshta edhe golat. Veç 24 herë kampionëve

të vendit, në "lojë" për të marrë shërbimet e tij ishin edhe Teuta me Kamzën, por këta të fundit, veç kontratës së majme sezonale, e joshën duke i ofruar edhe shiritin e kapitenit, por edhe Kategorinë Superiore, në të cilën Plaku luajti një sezon fantastik.

Karriera - Sebino Plaku e ka nisur karrierën e tij si profesioni­st 15 sezone më parë

me fanellën e Partizanit. Gjatë kohës si profesioni­st, ai ka shënuar 129 gola në më shumë se 400 ndeshje, mes kampionate­ve, Kupës, Superkupës. Sezonin e shkuar, Sebino Plaku luajti 32 takime me fanellën e Kamzës, duke shënuar 14 gola, ndërsa këtë sezon e nisi si titullar, duke i shënuar një gol të rëndë Tiranës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania