Panorama Sport (Albania)

Albi Alla te Flamurtari, Kukësi merr Gëzim Krasniqin

Lojtari kosovar ka dy oferta nga klube belge

-

Donjet Shkodra pritet të jetë largimi i radhës nga Kukësi. Fantazisti kosovar u afrua te verilindor­ët në janar të këtij viti, ndërsa e kishte nisur sezonin te Skënderbeu. Deri në momentin që në krye të pankinës së Kukësit ishte trajneri austriak, Peter Pakult, ai ishte pikë referimi në mesfushë. Por, me ardhjen e Armando Cungut në drejtimin e Kukësit, çdo gjë ka ndryshuar. Duket se mesfushori ka humbur terren, pasi në disa takime, sidomos në Kupat e Europës, ai nuk ka luajtur si titullar, ndërsa duhet të pritej sfida me Laçin që të ishte në formacion. "Panorama Sport" mëson se fakti që Cungu nuk e sheh si titullar, ka bërë që lojtari të mendojë largimin, edhe pse është nën kontratë me Kukësin deri në fund të këtij sezoni. Mirëpo, një tjetër arsye është edhe fakti që mesfushori kërkon të rikthehet në futbollin belg. Gazeta mëson ekskluzivi­sht se në adresë të euro neto në muaj, plus bonuset në rast shënimi golash, asistesh dhe nëse klubi fiton titullin kampion në fund të sezonit. Kjo është paga që merr te Kukësi fantazisti kosovar, Donjet Shkodra.

Shkodrës kanë ardhur disa oferta të rëndësishm­e nga klube belge të Divizionit të Dytë si KSV Roseleare dhe Royal Union Saint Gilliose. Këto të fundit po monitorojn­ë situatën e 28vjeçarit, por më parë ky i fundit duhet që të zgjidhë marrëveshj­en me Kukësin, e më pas të flasë konkretish­t me klubet e interesuar­a, ku pista belge është më konkrete.

Futbollist­i nuk është shumë i kënaqur me atë çfarë po kalon te Kukësi, pasi aktivizime­t nuk kanë qenë të mjaftueshm­e. 28-vjeçari është futbollist­i më i paguar në radhët e Kukësit, me 7 mijë euro neto në muaj, plus bonuset në rast shënimi golash, asiste dhe nëse klubi fiton titullin. Shkodra firmosi një kontratë 6 mujore me opsion rinovimi edhe për një vit me Kukësin, por duket se futbollist­i po joshet nga ofertat belge, vend në të cilin është nënshtetas dhe ka luajtur për ekipet e Deinze, Aalast, Sint Niklas. Ndërsa, në Shqipëri Shkodra u bë i njohur te Flamurtari dy sezone më parë, ku në 26 takime shënoi plot 9 gola dhe ishte pa dyshim një nga futbollist­ët më të mirë në kampionati­n shqiptar në rolin e vet. Më pas, te Skënderbeu për një gjysmësezo­ni, aktivizime­t e tij ishin me pikatore, gjë që bëri të kalonte në radhët e Kukësit. Shkodra ka luajtur si titullar i padiskutue­shëm për gjysmën e sezoni t të shkuar, ku në 20 takime ka shënuar 2 gola. Tashmë Kukësi dhe lojtari pritet të ndajnë rrugët. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??
 ??  ?? MbrojtësiA­lbiAlla duke firmosur dje kontratën me klubin e Flamurtari­t
MbrojtësiA­lbiAlla duke firmosur dje kontratën me klubin e Flamurtari­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania