Panorama Sport (Albania)

Tërhiqet Panuçi, rikthen Agollin në Kombëtare

Frika nga dështimi në shtator, italiani bën prapaktheh­u me mbrojtësin

- JORGIS MEMO

Panuçi deklaroi pak javë më parë se një nga gabimet e tij në karrierë si lojtar, ishte që la Realin e Madridit për Interin. Por, me sa duket, jeta vazhdon t'i japë leksione të hidhura italianit edhe tani që është trajner. E mbani mend kur trajneri i Kombëtares i përmendte Ansi Agollit se "do të ishte 38 vjeç kur të niste Europiani i ardhshëm"? Epo ja që fjalët i merr era. Burime të sigurta pranë FSHF- së dhe stafit të Kombëtares bëjnë me dije për "Panorama Sport" se Panuçi ka ndërmend të rikthejë mbrojtësin e majtë në Kombëtare.

PRESIONI

Kristian Panuçi është vënë nën presion të madh pas paraqitjev­e të Kombëtares në dy ndeshjet e fundit. Më shumë sesa humbjet, Shqipëria ka zhgënjyer me lojë. Pikërisht për këtë motiv, por edhe prej një klime të acaruar brenda skuadrës, Panuçi ka vendosur të rikthejë Agollin në ekip. Së pari, sepse do të jetë një alternativ­ë e vlefshme për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe së dyti, sepse mund ta ndihmojë trajnerin që të zbusë disi klimën e tensionuar brenda dhomave të zhveshjes. Kujtoni që Mavraj përsëriti disa herë se Kombëtarja nuk është kurrkund. Por, qendërmbro­jtësi nuk është i vetmi që mendon se situata nuk është aspak e mirë në kampin kuqezi...

NEGOCIATAT Kristian Panuçi pritet të udhëtojë në ndeshjen e Ligës së Europës që Karabak ka me Sherif Tiraspolin në Moldavi për ta ndjekur nga afër Ansin dhe për të pasur një komunikim direkt me të. Mësohet se deri tani ai i ka çuar mesazhe (nëpërmjet palëve të treta) se

nuk ka asgjë personale me kapitenin dhe se situata është fryrë artificial­isht nga media. Agolli, nga ana tjetër, nuk ka dhënë asnjë sinjal. Ende nuk dihet se çfarë do të bëjë mbrojtësi, ndonëse vazhdimish­t ka thënë se për Kombëtaren nuk do të thoshte kurrë jo. Interesant­e në fakt... Tani ka rastin

që t'i japë një leksion të mirë trajnerit duke ia refuzuar shtrirjen e dorës, sepse qartazi Panuçi nuk po e bën se ka kuptuar gabimin me kapitenin, por sepse ia ka nevojën më shumë se kurrë. Megjithatë, gjithçka do të vendoset kur palët të diskutojnë ballë për ballë mes tyre dhe jo me "negociator­ë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania