Panorama Sport (Albania)

Ronaldo fut në “sherr” dyshen Manxukiç-Dibala

Kristiano kërkon asiste, trajneri Alegri ka për "detyrë" t i gjejë partnerin

-

Xfarë Juventusi do shihet këtë fund javë kundër Lacios? Me siguri një "Zonjë" me në sulm Kristiano Ronaldon, i shumëpritu­r për debutimin e tij në "Allianz Stadium". Bardhezinj­të këtë sezon kanë një nga sulmet më të frikshëm në botë, me lojtarë të një klasi dhe kualiteti tejet të lartë, ku sigurisht CR7 është "qershia mbi tortë". Nëse për krahët e sulmit bardhezi nuk ka shumë dilema dhe Kosta me Kuadradon duken të paprekshëm, i ndryshëm është diskutimi për dy të tjerët: Paolo Dibala dhe Mario Manxukiç janë në një duel të hapur për të siguruar një fanellë titullari.

D SHIMET E ALEGRIT - Dy futbollist­ët do "duelojnë" (bie fjala) mes njëri-tjetrit për të fituar një vend përkrah Ronaldos në majën e sulmit të Juventusit. Deri më tani në avantazh është dukur të jetë "La Joya", prej karakteris­tikave, por edhe për çka tregoi në fushë në këto ndeshje të para zyrtare dhe miqësore. Por, sulmuesi kroat, që pak ditë më parë deklaroi tërheqjen nga skuadra kombëtare, ka dëshmuar disa herë që është një tip që nuk dorëzohet shumë lehtë përballë sfidave, sado të vështira qofshin ato. Dibala është i avantazhua­r për të luajtur përkrah Ronaldos për shkak të klasit dhe talentit që zotëron në këmbët e tij. Por, centimetra­t dhe forca e Manxukiç mund ta detyrojnë trajnerin Alegri që në ndeshje të caktuara të hedhë në fushë kroatin.

ZERO PIKA REFERIMI - Përtej të gjithave, kjo betejë mes këtyre dy futbollist­ëve mund të rezultojë shumë pozitive për Alegrin që do të ketë shumë alternativ­a në dispozicio­n. Por, gjithsesi nuk duhet të harrojmë se Dybala apo edhe Mandzukic më herët kanë provuar të luajnë edhe në krah, çka do të thotë se mund të gjejnë minuta gjatë këtij kampionati edhe në fashat e mesfushës. X farëdo që të ndodhë dhe kushdo që të zbresë në fushë, tifozët e Juves mund të rrinë megjithatë të qetë, pasi golat janë thuajse të garantuar në çdo ndeshje nëse në majën e sulmit ke një njeri si Kristiano Ronaldo. Gjithashtu, zero pika referimi: një dhimbje koke e shtuar për kundërshta­rët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania