Panorama Sport (Albania)

Moviola, në Shqipëri u “aplikua” për herë të parë në... basketboll

Vala e polemikave më të mëdha në planet nisi me Botërorin 1966, te goli i Hurst

- Nga UVIL ZAJMI

Një rrugëtim që star ton në basket pas Partizan- 17 Nëntori, për të ardhur te Lirim Zalla në TVSH, kur u shfaq me Ramiz Pregja në studio. Një revolucion teknologji­k, që e ka zanafillën në Itali, për t’u aplikuar në Shqipëri në fund të viteve ‘80 me “dinastitë movioliste” Pregja dhe Jareci e për të vijuar me A. Hoxhën, P. Kotheren që futën mekanizmin e panjohur, polemizues dhe mjaft të ndjekur në emisionet sportive. Si e kujtojnë moderatorë­t dhe pse Shakohoxha është kundër saj? Goli i paharruar i Muçës nga mesfusha, një histori e parrëfyer nga protagonis­tët, të parët që i dhanë jetë këtij procesi në fillimet e tij.

NGA GOLI I HURST TE “DOMENICA SPORTIVA”

Ka qenë viti 1917, kur inxhinieri holandez Ivan Serrurier, shpiku si projektor kinematogr­afik moviolën “muÐvjÈYŠlY, apo moÈvjTla”, si derivat i një aparati “Victrola”. Në futboll do të kishte vlerë të madhe historike aplikimi i saj pas golit të Hurst, shënuar në shtesën e parë të finales Angli- RF Gjermane (4-2), në Botërorin e 66- tës. Ishte pikërisht goli i tretë në minutën e 101të, i shënuar nga Hurts, i akorduar nga asistenti sovjetik, Tofik Bakramov, që

edhe sot ende nuk ka një përcaktim të saktë, ndonëse është përdorur teknologji dhe moviolë e avancuar. Për të ardhur tek e hëna e 23 tetorit 1967, kur në një kanal

televiziv italian u dhanë vetëm disa fotograme, të një goli realizuar nga Rivera ndaj Interit (1-1). Ishin gazetari C. Sasi e tekniku H. Vitaleti, të cilët gjatë fazës së montimit të kronikës, vunë re se në pluhurin e gëlqeres përgjatë vijës së portës, një gur i vogël që kishte penguar topin ta kalonte plotësisht atë, ndërsa arbitri e kishte konsiderua­r të rregullt golin. Ideja për aplikimin e saj u pëlqeu drejtueve të RAIt, që e zyrtarizua­n atë pas një viti e gjysëm në “Domenica Sportiva”.

NË SHQIPËRI, NË FILMA PASTAJ NË BASKET

Procesin e ngjashëm me një moviolë e gjejmë në vitet e para të Kinostudio­s “Shqipëria e Re”, në përkthimin e filmave dhe moviolistj­a e parë ka qenë Manushaqe Halili. Në sportin shqiptar, për herë të parë, moviola është aplikuar në basketboll në mënyrë spontane, jo si fillimi i një procesi që do merrte famë. Në sezonin 1970- 71, kur kishin mbetur edhe 7 sekonda lojë në Partizani-17 Nëntori, arbitrat Caslli e Karaja vërshëllej­në për shkelje të vijës anësore nga Topalli i 17 Nëntorit që kryeson me dy pikë. Topi i kalon Partizanit që me Zaçen barazon dhe fiton lojën edhe pas 5" shtesë. Ndeshja u filmua nga TVSH dhe drejtuesit e klubit kryeqyteta­s, me Vaso Shakën kapiten, kërkuan që ta rishohin edhe një herë atë moment, duke arritur në përfundimi­n se Topalli nuk e kishte shkelur vijën. Sidoqoftë, sfida nuk u përsërit, por pas disa ditësh u luajt finalja për titullin kampion, që u fitua nga 17 Nëntori me koshin në fundlojë të Topallit.

 ??  ??
 ??  ?? Moviolistj­a e Kinostudio­s “Shqipëria e Re”, Manushaqe Halili
Moviolistj­a e Kinostudio­s “Shqipëria e Re”, Manushaqe Halili
 ??  ?? Ramiz Pregja me dy kapitenët, Berisha e Dhales para një derbi Partizan-17 Nëntori
Ramiz Pregja me dy kapitenët, Berisha e Dhales para një derbi Partizan-17 Nëntori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania