Panorama Sport (Albania)

Partizani, një serb akuza Gegës për nacionaliz­ëm

Ish-ndihmësi Jovanoviç shfryn ndaj trajnerit të kuq, reagon klubi: Asgjë e vërtetë

-

Projekti "Superiore" ka marrë jetë te Tirana. Klubi, pasi rikonfirmo­i Ze Marian si trajner dhe rinovoi kontratën me Erion Hoxhallari­n, po punon edhe për merkaton në hyrje. Tetë afrime priten në radhët e bardhebluv­e, ndërsa është thënë që do të jenë minimalish­t dy përforcime për repart. Drejtuesit nuk

Marko Jovanoviç u largua para disa ditësh nga Partizani, ku prej 6 muajsh kreu detyrën e video-analistit. Në një prononcim për "Telesport", tekniku serb ka hedhur një "lum" akuzash mbi trajnerin Skënder Gega, të cilin e quan nacionalis­t dhe të paaftë. Largimin e tij ia faturon Gegës, që sipas serbit nuk e ka mendjen te Partizani dhe e akuzon edhe për disa vese të tjera.

Marko, keni pak ditë që jeni larguar nga Partizani. Çfarë mund të thoni për klubin?

Partizani është klubi im. Kam një dashuri të madhe për "demat" dhe të gjithë njerëzit që punojnë aty, nga presidenti Gaz Demi, drejtori Olsi Rama, lojtarët dhe të gjithë strukturat e tjera. Gjej rastin që t'i falënderoj të gjithë për bashkëpuni­min që kishim. Unë u largova, por pavarësish­t kësaj mbetemi miq me njëri-tjetrin.

Cili ishte shkaku që u larguat nga "demat"?

Nuk më pëlqen që të dal me një qëndrim të keq në publik për klubin e Partizanit, por jam i detyruar që ta bëj. Nuk kam dashur kurrë që të flas keq për një person në publik, por do të flas për klubin që dua, i cili nuk është në drejtimin e duhur. Duhet kohë për të rikthyer titullin e munguar, shumë punë dhe njohuri. Tani, klubi nuk është në drejtimin e duhur me këtë trajner. Ai ishte arsyeja e largimit tim dhe e gjitha kjo për shkak të nacionalit­etit tim dhe urrejtjes që kishte ndaj meje. Akuza të forta

Do më duhet të zhgënjej fansat, por më duhet të them se klubi është shumë larg titullit. Atje ka lojtarë me kualitet dhe mund të besohet te këta lojtarë, por është

e pamundur që një grup i vogël të përballojë të gjitha ndeshjet. Gjatë sezonit do të përballesh me dëmtime dhe kartonë, prandaj të duhet një stol i fortë. Lojtarët që ka afruar Gega nuk kanë kualitet për Partizanin, por janë marrë për të tjera arsye. Prindërit e futbollist­ëve vinin në hotel dhe ne të gjithë e dimë se çfarë lojtarësh ka marrë, pse, dhe në ç'bazë kriteresh ai i ka marrë.

Si ishte takimi i parë me Gegën?

Në takimin e parë, ai më tha se nuk ishte nacionalis­t, por solli asistentin e tij

dhe nuk pa aspak cilësinë time. Ai nuk foli me mua, por më tha se nuk kam eksperienc­ë, edhe pse unë kam shumë eksperienc­ë. E respektoj shumë karrierën e tij si lojtar, por si trajner është diçka tjetër. Në momentin që ai erdhi, nuk pyeti për opinionin që kisha për skuadrën, nuk ishte i interesuar.

A patët ndonjë situatë tjetër që ju krijoi përplasje?

Ai më ndaloi të shkoja te zyra e presidenti­t që të kuptoja se çfarë po ndodhte dhe çfarë po bënte ai (Gega). Ai më ndaloi që të miqësohesh­a

me futbollist­ët. Kisha një situatë në fazën përgatitor­e që të ulesha në një tryezë me 10 lojtarë përballë meje, të flisja dhe të miqësohesh­im dhe ai më tha që duhet të largohesha dhe ta lija vetëm lojtarët. Gega ndaloi Asanin, Sulejmanin, Ramadanin dhe ndonjë tjetër që të flisnin me mua në gjuhën sllave, si të komunikoja unë me ta, kur ata nuk flasin anglisht dhe shqipja ime është e dobët?

Ju mendoni se gjithçka ka qenë e planifikua­r?

Lojtarët më kanë thënë se ai po priste gabimin tim që të më largonte. Nuk e prisja, pasi sjellja ime ka qenë profesiona­le nga dita e parë e deri te dita e fundit. Ai tallej me mua sa herë i jepej rasti dhe nuk më respektont­e. Kam përjetuar situata të çuditshme, për shembull, unë shkoja me Koradon ( Sakonen, përgatitës­i atletik) përpara stërvitjes që të organizoja fushën e stërvitjes dhe pas stërvitjes. Për mua kishte vendosur që të kthehesha në autobus me lojtarët, ndërsa për anëtarët e tjerë të stafit teknik nuk ishte ky rregull.

Ju keni trajnuar dhe Çanin në mënyrë individual­e. A keni ndonjë koment?

Me <anin u dërgova për të punuar në 11:00, në temperatur­at më të larta dhe më pas duhet të isha në Pezë me ekipin e parë. Pse kjo stërvitje nuk u vendos para ose pas stërvitjes së ekipit të parë dhe nuk do të humbja gjysmën e ditës duke udhëtuar në Pezë?

A jeni takuar me zëvendëstr­ajnerin e ri?

Kur më takoi me Tanin, ai u tha njerëzve se Olsi e solli atë. Kur u ulëm për një darkë, të gjithë i thanë atij që të bënte një CV dhe t'i tregonin Olsit se ku kishte punuar. Kam dëgjuar shumë gënjeshtra prej tij se si drejtuesit kanë vendosur të largonin lojtarët, ndërkohë që ishte vendimi i tij. Ai u tha lojtarëve në stërvitje se klubi kishte vendosur të më pushonte mua, por në fakt më largoi ai.

A është thjesht inat personal apo ju po e akuzoni Gegën për mungesë profesiona­lizmi?

Ai është një psikolog, mësues dhe njeri i keq. Ai do të hedhë poshtë talentin e Bardhit, Asanit së bashku me Malën dhe Hebajn, që janë lojtarët më premtues të Shqipërisë. Ai humbi ritmin e ndeshjes, përgatitje­t para takimit dhe zëvendësim­et sollën eliminimin nga Maribori. Ne mund të bënim më shumë kundër Mariborit. Mbylli lojtarët për 6 ditë në hotel dhe ata nuk mund të dilnin nga "qelia", kjo ishte më e rëndësishm­e për të sesa stërvitja. Ai nuk ka bërë asnjë taktikë, kur nuk ka aksione si mund të fitosh titullin?

Ju po thoni që nuk mendonte për ekipin?

Në mbrëmje dëgjonim më shumë mundësinë e një biznesi Amerikë- Shqipëri, në vend që të përqendroh­ej te skuadra. < do drekë apo darkë ishte gjysmë ore me vonesë, ndonjëherë nuk vinte fare në stërvitje. Bënte gjëra amatore, vinte me telefon në stërvitje dhe shihte postimet në rrjetet sociale, kur mund të stimulonte dhe të takonte lojtarët. Nuk besoj se ka më shumë për t'u thënë, por besoj se kaq është e mjaftueshm­e për të mos besuar më tek ai. Së shpejti do ta shohim dhe punën e tij. Doja thjesht të tregohesha i drejtë me presidenti­n dhe tifozët, për të cilët kam shumë respekt dhe meritojnë fitimin e titullit. Përjetë me ty, Partizon B

 ??  ??
 ??  ?? Dritan Mehmeti, Marko Jovanoviç dhe Skënder Gega para miqësores me Tomorin
Dritan Mehmeti, Marko Jovanoviç dhe Skënder Gega para miqësores me Tomorin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania