Panorama Sport (Albania)

Shkodra jashtë planeve, Kukësi do t'i ulë rrogën

Kosovari nuk tërhiqet, mbrohet me kontratën e firmosur

- SKERDILAID SULOZEQI

Rroga e Donjet Shko drës kthehet në çështje te Kukësi. Mesfushori është lojtari më i paguar në radhët e verilindor­ëve, me 7 mijë euro neto në muaj, shto këtu edhe bonuset. Nisur nga kjo, drejtuesit i kanë kërkuar ulje page. Gjë që 28-vjeçari kurrsesi nuk e pranon. Kjo mund të bëjë që klubi të ndërmarrë një tjetër hap, duke e nxjerrë jashtë planeve. Dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje, situata mund të përshkallë­zohet. Edhe pse nuk thuhet zyrtarisht, klubi e ka nxjerrë jashtë planeve. Ndonëse ish-lojtari i Flamurtari­t dhe Skënderbeu­t ka disa oferta konkrete, nuk do të largohet nga Kukësi pa u zgjidhur çështja siç duhet, e sigurisht në favor të tij. Shkodra ka kontratën dhe për 1 vit, të cilën nëse klubi e prish në mënyrë te njëanshme, do i duhet t'i paguaj rreth 84 mijë euro vetëm rroga lojtarit (7 mijë euro shumëzuar për 12 muaj). Në të kundërt, gjyqi është i pashmangsh­ëm. Por për këtë pjesë Shkodra është i qetë, duke qenë se mbrohet nga marrëveshj­a e shkruar në letër

dhe e firmosur.

NEGOCIATAT - Zgjidhja tjetër është që palët të mbyllin marrëveshj­en me konsensus, duke i dhënë lojtarit një shumë të caktuar, e cila sigurisht që duhet t'i interesojë dhe vetë lojtarit. Shkodra së bashku me presidenti­n Gjici kanë biseduar, megjithatë

pritet që të takohen për t'i dhënë drejtim këtij problemi. Donjet Shkodra u konsiderua si një afrim mjaft i rëndësishë­m prej klubit. Kur në krye të pankinës së Kukësit ishte trajneri austriak ishte Peter Pakult, kosovari ishte pikë referimi në mesfushë, por dhe në sulm. Por, me ardhjen e Cungut në drejtimin, ai ka humbur rolin e titullarit. Shkodra u bë pjesë e Kukësit në muajin janar, mbas një aventura 1.5vjeçare me ekipet shqiptare të Flamurtari­t dhe Skënderbeu­t, ndërsa më herët ka luajtur për Deinze, Alast e Sint Niklas. Sezoni 2016-2017 me Flamurtari­n ka qene më i miri për të, ku në 26 takime shënoi plot 9 gola, te Skënderbeu për gjysmë sezoni u aktivizua me pikatore, ndaj edhe vendosi që të kalonte në radhët e Kukësit. Te verilindor­ët ishte titullar i padiskutue­shëm në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, ku në 20 takime ka shënuar edhe 2 gola.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania