Panorama Sport (Albania)

Partizani ndryshon fytyrë ndaj Kamzës, priten risi në sulm

Mensah dhe Mala nga krahët, në funksion të Hebajt

- ILIR CARA

Pritshmëri­të e Parti zanit në start ishin të mëdha, por të kuqtë u mundën 1-0 në transfertë­n e Korçës. Suksesi në triangolar­en e zhvilluar në Durrës, një javë përpara fillimit të kampionati­t, dha shkëndija shprese. Por, ndaj Skënderbeu­t të besuarit e trajnerit Gega nuk treguan asgjë, pasi u karakteriz­uan nga një lojë e avashtë dhe me gabime, si dhe mungesë dëshire për të fituar. Në këto kushte, të kuqtë janë të detyruar që ta harrojnë këtë disfatë në start dhe me çdo mënyrë të bëjnë kthesën në derbin e vogël me Kamzën, i cili gjithashtu luhet në transfertë. Për të mos përsëritur sezonin e shkuar, "demave" u duhet që të reflektojë direkt dhe pritet që trajneri Gega të bëjë ndryshime në formacion. Riparimi i fazës sulmuese mbetet prioriteti i punës së kësaj jave, ndaj gjasat janë që të shtunën të shikohet një rreshtim ndryshe i Partizanit. Faza mbrojtëse mendohet të jetë thuajse e njëjtë si në Korçë, por ekziston edhe një variant për të përmbysur këtë repart. Nëse trajneri Gega vendos të bëjë ndryshime në këtë sektor, i bie që Gojkoviç të kthehet titullar, duke ulur në stol njërin mes Belicës dhe Atandës, si dhe Kalari mund të jetë në fushë nga minuta e parë në të majtë duke bërë që Trashi të avancojë në mesfushë. Ndryshime në mbrojtje për momentin janë me "nëse", ndërsa sa i përket fazës sulmuese, lëvizjet janë të pritshme. Hebaj nuk u shërbye sa duhet ndaj Skënderbeu­t, por sërish ai shikohet si pikë referuese në sulm edhe për Kamzën. Krahët e sulmit priten të jenë ndryshe nga java e shkuar, kështu që me gjasa Mensah parashikoh­et ta nisë si titullar ndaj kamzalinjë­ve dhe ekzistojnë dy variante për rreshtimin e tij në fushë, në të majtë ose pas sulmuesit kryesor. Në të djathtë të fazës sulmuese mund të operojë Mala, ashtu siç luajti në triangolar­en e zhvilluar në Durrës. Dyshja e qendrës së mesfushës mbetet e pandryshua­r, Telushi-Hila, por ka një balotazh të madh për të përcaktuar se cili do të jetë lojtari që do të plotësojë treshen pas Hebajt, pasi Mensah dhe Mala janë më të favorizuar­it e momentit. Në përgjithës­i, loja e Partizanit çaloi në Korçë, por kësaj radhe shpresohet shumë nga rendimenti në krahë, nga ku priten edhe vertikaliz­imet për Hebajn në majë të sulmit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania