Panorama Sport (Albania)

Laçi, kroati Galiç shumë pranë firmës me kurbinasit

Sulmuesi ka arritur parimisht akordin, pritet zyrtarizim­i

-

Laçi është në kërkim të një sulmuesi, pasi trajneri Mërgjyshi e ka kërkuar me ngulm për të plotësuar nevojat e ekipit. Drejtuesit e Laçit ishin në bisedime me dy sulmues shtatlartë, Bogdan Miliç e Dejan Djermanovi­ç, por akoma me asnjërin prej tyre, për shkak të pretendime­ve të larta financiare, nuk është arritur akordi. Por, drejtuesit kurbinas nuk kanë ndenjur duarkryq gjatë kësaj kohe, pasi janë hedhur në sulm për të rrëmbyer sulmuesin e Cibalias në Kroaci. Bëhet fjalë për Ivan Galiç, jo emër i panjohur, pasi në sezonin 2016-2017, 23-vjeçari ka luajtur me Flamurtari­n, ku në 1453 minuta të luajtura ka shënuar 3 gola. Galiç sezonin që lamë pas ka performuar shumë mirë, ku në 33 ndeshje të luajtura ka shënuar 7 gola. Te Laçi janë të bindur se sulmuesi do firmosë për ta dhe se në parim është arritur akordi. Nga ana tjetër, drejtuesit e Laçit shpresojnë shumë që sulmuesi të shpërthejë e më vonë ta shesin në Europë. Ivan Galiç ka lindur në Slavonski Brod të Kroacisë më 9 janar 1995. Ai është 176 cm i gjatë dhe është sulmues krahu. Edhe pse i ri në moshë, ai ka një karrierë relativish­t të pasur në disa ekipe. Ivan Galiç e ka nisur karrierën e tij te NK Salovonac në vitin 2009. Sulmuesi ka qenë pjesë edhe e NK Zagreb, ndërsa është transferua­r më pas te paratërinj­të dhe të rinjtë e Lokomotivë­s në sezonin 2012- 2014. 23vjeçari ka qenë gjithashtu edhe pjesë e ekipeve NK Rudes, Istra 1961, NK Vrapce dhe NK Lucko. Përpara se të firmoste te Flamurtari, Ivan Galiç ka mbrojtur ngjyrat e Rabotniçki­t, ekipit maqedonas të Shkupit, më pas në radhët e Flamurtari­t e Cibalias. Ai tashmë do të jetë një alternativ­ë më shumë për ofensivën e Laçit, krahas edhe lojtarëve të tjerë që luajnë në sulm dhe do të jenë të gatshëm për trajnerin Mërgjyshi. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania