Panorama Sport (Albania)

Nga Janina në Krujë: Erdha te Kastrioti për të marrë minuta

Flet Julian Shehu: Debutim perfekt ndaj Luftëtarit

-

Te Kastrioti vijojnë të përgatiten në normalitet për javën e dytë, e cila i vendos përballë me kampionët në fuqi të Skënderbeu­t. Takim që do të luhet ditën e diel në orën 16: 45 në "Redi Maloku", stadiumi i cili do të jetë "shtëpia" e re e krutanëve në këtë sezon. Skuadra e Plorit vjen me moral të lartë në këtë përballje falë fitores së arritur në transfertë ndaj Luftëtarit. Shehu - Të shumtë ishin debutuesit në "premierën" e këtij kampionati, dhe njëri prej tyre ishte edhe Juljan Shehu, lojtar që ishte pjesë e Pas Janinës në Greqi. Në deklaratën e tij të parë si "krutan", mesfushori tregon arsyen përse zgjodhi të rikthehej të luante në Shqipëri, synimet personale, si edhe ndeshjen e shkuar dhe atë të radhës. "Ndihem mirë që jam rikthyer të luaj në Shqipëri dhe aq më tepër në Superiore. Kjo ishte mënyra me e mirë për të treguar vlerat si futbollist, në një kampionat që ka pësuar rritje në nivel. Zgjodha Kastriotin sepse mendova se do të kisha më shumë hapësira për të luajtur, plus që ishte dhe trajneri që më dha mbështetje­n e tij për të ardhur te ky klub, pasi kemi punuar bashkë edhe te moshat. Po bëj rreth dy muaj këtu dhe jam shumë i kënaqur, ambienti dhe skuadra është shumë e mirë, gjë e cila ka bërë që të përshtatem shumë shpejt. Ekipi ka një gërshetim të lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperienc­ë. Kemi punuar shumë që të jemi sa më të përgatitur për kampionati­n, por ka vend edhe për përmirësim", deklaroi fillimisht Shehu. Ai komentoi edhe ndeshjen e parë të kampionati­t, në të cilën arkivuan fitoren, por nuk ngurron që të flasë edhe për Skënderbeu­n. "Ishte një nisje perfekte, pasi 3 pikë në Gjirokastë­r nuk ishin aspak të lehta për t'u marrë. Moralisht na ka ndihmuar shumë kjo fitore, por nuk ka vend për entuziazëm të tepruar. Në fundjavë kemi një ndeshje mjaft të fortë dhe duhet të jemi 100% të fokusuar. Me Skënderbeu­n do të jetë e vështirë, por mendoj se do të marrim një rezultat pozitiv. Jemi duke punuar për ta përfunduar me sukses edhe këtë duel", tha Shehu, i cili e mbyll me një thirrje për tifozët e Kastriotit: "Do të dëshiroja shumë që të kishim mbështetje­n e tifozëve dhe jo vetëm në këtë sfidë, por në të gjitha ndeshjet, pasi siç e dimë nuk do të zhvillohen në Krujë". Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania