Panorama Sport (Albania)

Titullarët presin Licin, ikën braziliani

Kontratat e reja mbajnë "peng" 5 lojtarë, nis provën edhe mbrojtësi Ilia Kasapi

-

Ka "ankth" te Vllaznia dhe sidomos në radhët e titullarëv­e. Edhe pse drejtuesit kanë shfaqur gatishmëri­në për t'i mbajtur në ekip, mungesa e një takimi po i mban pezull. Kapiteni Gilman Lika, mesfushorë­t Arsid Tafili e Florind Bardulla, mbrojtësit Olsi Gocaj dhe Antonio Marku nuk e kanë ende të sigurt të ardhmen si kuqeblu. Shkaku: mungesa e kontratës. Klubi do të rishikojë kontratat për këta 5 lojtarë, ku pritet që pagat të pësojnë një ulje. Nisur nga kjo, nuk dihet nëse do të gjendet apo jo akordi për vazhdimësi­në. Trajneri Hasan Lika pret që kjo çështje të mbyllet sa më parë, pasi është duke i llogaritur që të gjithë si pjesë të organikës. Burime të sigurta për "Panorama Sport" konfirmojn­ë se brenda kësaj jave do të mbyllet kjo histori. Do të jetë administra­tori Suad Lici që do t'i presë një e nga një këta lojtarë në tavolinë dhe në varësi të bisedimeve, do të zbulohet nëse Lika, Tafili, Gocaj, Marku e Bardulla do të mbrojnë ngjyrat e kuqebluve për këtë sezon në Kategorinë e Parë. Largime dhe afrime - Xheferson Santana largohet nga Vllaznia. Braziliani i ardhur në provë pak ditë më parë në Shkodër ka ikur. Mbrojtësi mungoi në seancën e pasdites. Mësohet se lojtari që herët tentoi të bindte edhe Bledi Shkëmbin te Teuta, nuk ia ka dal as me Hasan Likën. Ky i fundit, bashkë me drejtorin Firat, e kanë "ngelur në klasë". Megjithatë, dje nuk ka pasur vetëm largime. Ekipit i është bashkuar një tjetër qendërmbro­jtës. Bëhet fjalë për Ilia Kasapin. Një lojtar 23-vjeçar që më herët është aktivizuar në futbollin grek. Kasapi dallohet për shtatlartë­sinë e tij, duke plotësuar një kriter të rëndësishë­m për këtë rol. Por, edhe në këtë rast fjalën e fun- dit do të japë stafi teknik. Kasapi do të vëzhgohet për pak kohë dhe vetëm nëse bind, mund të flitet për kontratë. Siç dihet, Vllaznia po kërkon afrimet pikërisht në mbrojtje, por edhe sulm. Momentalis­ht, te Vllaznia janë për provë edhe tre të huaj të tjerë, që janë bashkuar që të hënën me ekipin. Miqësorja që mund të luhet këtë fundjavë do e ndihmojë trajnerin që të japë edhe një verdikt. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania