Panorama Sport (Albania)

Dalipi: Elbasanit i duhen “burra”

"Në këtë kategori duhet cilësi dhe jo vetëm sasi. Ka ende kohë për merkato të mirë"

- VLADIMIR MEMA

Endri Dalipi ka qenë një nga sulmuesit më rezultativ­ë të Elbasanit të viteve të fundit, por këtë sezon ish- sulmuesi ka varur përfundimi­sht "këpucët në gozhdë", duke iu përkushtua­r trajningut me fëmijët e vegjël në akademinë e klubit. Sezonin e kaluar ishte zv/ trajner dhe lojtar me Elbasanin, duke dhënë kontributi­n e tij për ngjitjen e skuadrës nga e Dyta në të Parën. Në një prononcim për "Panorama Sport", ish-bomberi flet për situatën aktuale të klubit dhe i thotë gjërat "troç", duke menduar se vetëm kështu mund të ndihmohet klubi. Për të, me lojtarët aktualë që po stërviten nuk mund të flitet për Superiore, pasi bëjnë pjesë në një kampionat ku duhet shumë cilësi. "E kam parë Elbasanin gjatë këtyre javëve që ka nisur grumbullim­in dhe, pavarësish­t dëshirës, mungon cilësia te lojtarët, me pjesën më të madhe që janë ende shumë të rinj. Në një kampionat si ai i Kategorisë së Parë, nuk mjafton sasia, por duhet cilësia. Me keqardhje e them këtë gjë, por kampionati është shumë i fortë dhe nuk mund të pretendosh për objektiva madhorë nëse nuk ke në skuadër lojtarë që bëjnë diferencën. Megjithatë, ka ende kohë në dispozicio­n për të korrigjuar diçka në organikë dhe shpresoj që të bëhen ndërhyrje

Iliria merr Bakun për mbrojtjen

në merkato", u shpreh fillimisht Dalipi, i cili nuk sheh shumë shpresë te skuadra aktuale.

ZGJIDHJA - Sipas tij, zgjidhja e vetme për të shpresuar te një Elbasan që do të synojë elitën pas katër viteve mungesë, është merkato dhe afrimi i lojtarëve lider në të

gjitha repartet e fushës. "Kjo kategori do 'burra' dhe lojtarë që e njohin mirë kampionati­n, të cilët mund të mbajnë mbi supe shumë përgjegjës­i. Deri më tani nuk janë afruar lojtarë të këtij niveli, por nuk është asnjëherë vonë për të bërë merkato. Madje, Elbasani është një klub që gjithnjë goditjet

i ka bërë në fund, ndaj kam besim se e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtë merkato. Të gjithë duam ta shohim Elbasanin sa më lart dhe jo të luajë larg Superiores, pasi është një klub me histori që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar", e mbylli prononcimi­n e tij ish-sulmuesi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania