Panorama Sport (Albania)

Çako harron dëmtimin: Jemi ndërtuar për t'u ngjitur

-

Endrit Çako është gati për sezonin e gjashtë radhazi tek Apolonia. Portieri, pasi ka kaluar tërësisht dëmtimin, jep garanci për kuadratin. "Pata një dëmtim, zgjatje ligamentes­h, qysh në fund të sezonit të kaluar, që më mbajti dy muaj e gjysmë larg skuadrës. Por gjithçka ka mbetur pas dhe prej më shumë se 10 ditësh unë kam filluar stërvitjen normale me grupin, madje dhe jam aktivizuar në dy ndeshjet e fundit miqësore. E kemi marrë më shumë se seriozisht garën. Jemi ndër të rrallat ekipe që kemi menduar për sezonin e ri fill pas përfundimi­t të kampionati­t të kaluar dhe gjithçka nisi me organizimi­n serioz në çdo hallkë: që nga përzgjedhj­a e stafit teknik, përzgjedhj­a e lojtarëve, grumbullim­i. Por objektivat duhet t'i marrim shtuar. Jemi një skuadër e ndërtuar për Superiore, ndaj do luftojmë fort për t'ia dalë", tha fillimisht ai për "Panorama Sport". Në ekip kanë ardhur këtë sezon edhe dy portierë të rinj: 19-vjeçari Romeo Harizaj dhe 17- vjeçari Renzo Memlika, për të cilët Çako flet pozitivish­t. "Janë dy portierë të mirë dhe që punojnë me dëshirë. Harizaj ka qenë pjesë e jona, por shoh që është rritur gjatë kohës së aktivizimi­t tek Albpetroli. Memlika sakaq është një portier i ri, me shumë pasion, por që i duhet punë për t'u rritur dhe unë vë re që ai ka vullnet të plotë. Ne funksionoj­më si grup, kemi marrëdhëni­e shumë të mira, sepse nuk shohim interesa personale mes nesh, por interesin e skuadrës. Pastaj zgjedhjen e bën trajneri dhe ne do e respektojm­ë. Mua më vjen mirë që në skuadër kam dy portierë kaq të përkushtua­r". Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania