Panorama Sport (Albania)

Festë në Berat, lojtarët e Tomorit futboll me... miset

Vajzat fituan 6-1 në një ndeshje që zgjati 20 minuta

- ERIS SYLYKU

Kemi parë që një ekip futbolli të luajë kundër të burgosurve (siç ndodhi jo më larg se një muaj më parë me Flamurtari­n), por që të luhet kundër miseve, kjo nuk ishte dëgjuar. Por vend për çudira nuk ka më, pasi pikërisht dje është u zhvillua një miqësore e rrallë. Tomori mati "forcat" me bukuroshe nga 36 vende të botës, të cilat kanë zbritur dje në qytetin e Beratit për spektaklin "Miss Rainbow of the World". Pjesë e programit që miset kishin për të martë në qytetin e 1001 dritareve ishte edhe një lojë në stadiumin "Tomori", e cila nisi në orën 18:30. Një lojë, në të cilën fituese dolën pikërisht vajzat dhe me rezultat tenistik madje. Megjithatë, vlen të theksohet se lojtarët e drejtuar nga Gersi Arbri nuk u angazhuan maksimalis­ht, por vetëm sa lëviznin në fushë për t'iu bërë qejfin miseve.

Ndeshja - Kjo nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat, ndaj edhe kohëzgjatj­a nuk mund të ishte 90 minuta. Pjesa e parë, e cila zgjati vetëm 10 minuta, u mbyll me fitoren e bukuroshev­e me shifrat 3-1. Mis Shqipëria, Greqia dhe Serbia gjetën rrjetat,

ndërsa për Tomorin shënoi Aristotel Koleci. Pjesa e dytë - Miset kanë bërë "tris" edhe në pjesën e dytë. Në këtë 10-minutësh ka pasur vend për një dygolësh të realizuar nga bukuroshja që përfaqëson Letoninë, ndërsa rezultatin final e "vulosi" Kina, duke e mbyllur këtë ndeshje miqësore në shifrat totale 6-1.

Organizato­rët - Në një prononcim për gazetën në lidhje me këtë eveniment, organizato­rja kryesore u shpreh: "Donim që të shkëmbenim vlerat. Bukuria femërore përballë profesiona­lizmit të Tomorit. Që në fillim i shpreha dëshirën time kryebashki­akut Petrit Sinaj dhe ai e pranoi me dëshirë të madhe. Ajo që më bëri përshtypje ishte pritja që na bënë tifozët e qytetit të mrekullues­hëm të Beratit, ku herë pas here nuk mungonin dhe ovacionet në përkrahjen tonë. Gjithashtu, u pritëm edhe shumë këndshëm nga futbollist­ët e Tomorit, të cilët pranuan të zhvillonin një ndeshje miqësore sepse ata janë aq xhentilë sa janë meshkujt shqiptarë, duke ua lënë edhe fitoren vajzave". Sakaq, kryebashki­aku Petrit Sinaj tha: "Jemi të privilegju­ar që në qytetin e Beratit kishim prezent 'Miss Rainbow of the World'. Janë 35 vajza nga vende të ndryshme, të cilat përfaqësoj­në 35 kultura. Në formë simbolike u organizua një ndeshje futbolli me ekipin e Tomorit, por edhe për t'i bërë një reklamë të bukur stadiumit tonë, i cili sapo është restauruar dhe ka kapaciteti­n e "top 3" stadiumeve më të mëdha në vendin tonë. Krahas kësaj, kjo gjë shërbeu për t'ua bërë akoma më të larmishme ditën vajzave, të cilat u argëtuan pa masë në një eveniment të tillë jashtë kornizës së tyre".

 ??  ?? Miset duke pozuar para se të niste pjesa e dytë
Miset duke pozuar para se të niste pjesa e dytë
 ??  ?? Bukuroshet duke realizuar një nga golat
Bukuroshet duke realizuar një nga golat
 ??  ?? Çast nga ndeshja e pazakontë
Çast nga ndeshja e pazakontë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania