Panorama Sport (Albania)

“Lumë” golash mes Pogradecit dhe Sopotit, por s'ka fitues

-

Pogradeci vijon me ciklin e miqësoreve dhe dje radha ka qenë e Sopotit. Liqenorët janë ndeshur me skuadrën librazhdas­e, në një 90minutësh që u shërbeu të dy stafeve teknike për të konsolidua­r grupin, por edhe për të evidentuar problemet. Loja ka filluar me ritëm, e megjithatë të parët që gjetën rrjetën vendësit. Ishte e 16- ta minutë kur Osmanllari zhbllokoi shifrat, e megjithatë "gëzimi" nuk zgjati më shumë se 4 minuta, pasi Polisi barazoi me anë të një 11- metërshi. Ndeshja vazhdon me ritëm dhe liqenorët gjejnë sërish veten në avantazh, falë golit të shënuar nga futbollist­i ugandez Jusuf në të 3-ën, i cili është në provë. Pjesa e dytë nis me ndryshime në formacion, por edhe në rezultat. Në të 54-ën, Alliu barazon për librazhdas­it pas një inkursioni vetjak dhe më pas një kombinimi në hyrje të zonës, shënon pas një gjuajtjeje të fortë. Përsëri vendësit kalojnë në avantazh me anë të Topllarit që hyn në fushën e lojës si zëvendësue­s, por tregon se është një pikë e fortë te liqenorët. Pas krosit të marrë, sulmuesi gjuan dhe më një gjysmëkthe­se bën GOLAT: Osmanllari 16',Jusufi 35', Topllari 75 /Polisi 20(11-m), Alliu 54', Dosti 82' POGRADECI: Mali, Hysenllari, Osmanllari, Berberi, Shkullaku, Ivanaj, Pere, Lame, Çela, Fransis, Jusuf; ( U aktivizuan: Jahaj, Pura, Kolgega, Blaceri, Adillari, Çela, Hykellari, Grezhda, Topllari).

Trajner: F.Fetollari SOPOTI: Bozha, Polisi, Jugu, Çota, Toçka, Vreto, Miza, Asllani, Alliu, Seferi, Tanushi; ( U aktivizuan: Çakëri, Goci, Dosku). Trajner: K.Kënga GJYQTARË: R.Abazaj, E.Muzhaku, G.Gegrifti

që ndeshja të shkojë në 3-2. Por përsëri do të kemi barazim dhe është Dosti në minutat e fundit që falë edhe gabimit të mbrojtësve, të cilët nuk e largojnë siç duhet topin, shënon. Një tjetër miqësore në barazim për pogradecar­ët. Romeo Xinxifi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania