Panorama Sport (Albania)

Pro dhe kundër, nga Shakohoxha te Kokona e Çarçani

Moda e moviolës me “specialist­ë vendës” dhe presioni i presidentë­ve

-

Moviola pati një shpërndarj­e, aplikim në të gjitha televizone­t, kryesisht ato private edhe në qytete të ndryshme me ndeshje kampionati bashkë me “moviolistë vendës”. Por, edhe gjatë europianëv­e e botërorëve, kur Pandi Laço bashkë me Lirim Zallën e Robert Papën, startuan në TVSH, “Emocione”, kushtuar Botërorit “Italia ‘ 90", me një “quiz moviolë”. Pastaj pa u ndaluar çdo eveniment i tillë në studiot televizive me komente dhe moviolën me arbitrat e elitës, si Janku, Jareci, etj., edhe pse ishin në aktivitet. SHAKOHOXHA:

“KAM QENË DHE

JAM KUNDËR SAJ!”

“Moda e moviolës në një emision sportiv prej vitesh ka qenë dhe ishte kthyer në një preferëncë mediatike, por unë sistematik­isht kam qenë kundër saj. Në të gjitha emisionet sportive që kam drejtuar, nga i pari te TVA në vitin 1999, “E diela Sportive” dhe më pas te Klan, “Klan futboll”, nuk e kam aplikuar moviolën. Për një arsye: me ato pak kamera në ato vite nuk mund të siguroje pamjet filmike të qarta për një moviolë moderne. Po kështu edhe sot, edhe pse janë shumë më tepër kamera, ka probleme në interpreti­me të rasteve të dyshimta”, thotë për “Panorama Sport”, Dritan Shakohoxha, moderatori dhe zëri i njohur televiziv

KOKONA: “FOTOFINISH”, ME MOVIOLË DIREKTE!

Dëshira për ta aplikuar moviolën si instrument të përhapur e sistematik në shumë kampionate të botës, për ndeshjet e futbollit kryesisht,

i kombëtares.

starton edhe në “Telesport”. Në javën e parë të kampionati­t të futbollit të sezonit 2002- 2003, bashkë me të ftuarit dhe opinionist­ët, në “Fotofinish” i moderuar nga një tjetër gazetar i njohur, Tritan Kokona u pa edhe moviolisti. “Te Telenorba, ku drejtoja “Mbas loje”, nuk e aplikoja. Ndërsa në “Telesport”, morëm Plarent Kotheren, ish- arbitër i FIFA- s. Duke qenë se ndeshjet trasmetohe­shin direkt me link nga qytetet, emisioni ishte në orën 8 të mbrëmjes, Kotherja, pasi kishte ndjekur në radio takimet dhe sipas sugjerimev­e të gazetarëve, në rrethe përgatiste një moviolë “flash”, duke punuar në montazh dhe kur më njoftonin se ishte gati, unë i kaloja linjën. Në dy vite, 2002- 2004, si i vetmi televizion sportiv në Shqipëri, meritë e Met Malajt, edhe moviola pati një evoluim të madh. Pas Kotheres, në 2003 moviola vijoi me Bujar Pregjën, që sapo ishte ndarë me arbitrimin.

NË “SKANER”, ÇARÇANI: “MOVIOLISTË­T KËRCËNOHES­HIN”

Një tjetër emision sportiv,

edhe ky tejet i ndjekur, “Skaner Kampionat” i moderuar nga gazetari Gerti Çarçani, që në fillimet e tij, bashkë me të ftuarit, specialist­ët, opinionist­ët ka edhe njeriun e moviolës. “Në 15 vite moviola nuk ka munguar asnjëherë në “Skaner”, nga 2001 që filloi deri kur u mbyll televizoni, çdo të diel në darkë kishte edhe moviolisti­n”, tregon Çarçani. Minutazhi i moviolës, i shoqëruar me debatet, në mjaft raste përbënte kulmin e emisionit tejet të ndjekur. Nga B. Pregja te Kotherja, Kaimi, Canaj, Kuka, te Jareci, Janku dhe Zajmi. Kujtoj disa momente të veçanta, kur Astrit Canaj vinte nga Durrësi dhe telefonata­t kërcënuese nga presidentë e tifozë që i bënin, të cilat më detyronin ta ndërprisja emisionin e të jepja publicitet. Apo kur Kaimi, në vështirësi për të interpretu­ar një vendim të arbitrit Pashaj, preferoi me diplomaci se nuk mundej dhe më “braktisi” direkt moviolën. Apo shprehjen e njohur të Pregjës, “duket sikur duket, por nuk duket...”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania