Panorama Sport (Albania)

Lirim Zalla: Doja të imitoja “Il Processo” të Aldo Biskardit

“Në 1997 e ndërpremë prej presidentë­ve agresivë”

- Nga UVIL ZAJMI

ga 1988 kur filloi gazetarinë, Lirim Zalla mbetet ndër moderatorë­t e njohur e popullorë të “Rubrikave Sportive” në TVSH, pastaj në TVA, kur për herë të parë doli në “Avantazh”, me Monika Zguron, një “Miss”. Nga moviola e Grillos tek ajo me movilistin në studio, një histori unikale.

Ju kujtohen fillimet e saj në Tvsh?

Moviola në TVSH kishte startuar prej shumë kohësh në “Rubrikën” që e drejtonte Vladimir Grillo, me pamjet që përsërites­hin dhe të ftuarit në studio që i diskutonin, pa moviolist. Më kujtohet kur në derbin Partizani-17 Nëntori, maj 1987, Muça realizoi një gol thuajse nga mesfusha, por që u anulua nga arbitrat. Një gol spektakola­r, që edhe në stadium nuk u kuptua pse u konsiderua i parregullt. Ndeshja u mbyll 0-0. Në “Rubrikën Sportive” situata u ndez, vazhdoi me debate të zjarrta, duke i risjellë edhe të ngadalësua­ra pamjet, por pa moviolisti­n në studio.

Moviola e parë ishte me Pregjën?

Idenë për praninë e një moviolisti e kam realizuar me Ramiz Pregjën në TVSH. Isharbitër i njohur i FIFA-s. Muaji prill i sezonit 88-89, fund kampionati, tejet i polemizuar e me probleme, vendosa të aplikoja një moviolë të thjeshtë brenda “Rubrikës Sportive”, që jepej me regjistrim ditën e hënë. Pregja qëndroi deri në qershor.

A kishte probleme në përdorimin e moviolës, duke qenë se mungonte teknologji­a moderne?

Duke qenë se mesazhi dhe objektivi kryesor i saj është të ndihmojë në interpreti­min e drejtë të episodeve të diskutuesh­me, konform ligjeve të lojës, e që shërben jo pak për të dhënë informacio­n më të gjerë për publikun televiziv, futbollist­ë e trajnerë, mungesa e një teknologji­e moderne në shumë raste krijonte vështirësi në gjetjen, pasqyrimin e pjesëve dhe momenteve të dukshme.

A mund të thuhet se moviola është edhe pasqyrë e “Rubrikës”?

Kam qenë me parimin që moviola është zëri dhe fytyra, jo vetëm e personit që e përdor, por edhe emisionit sportiv, madje e vetë kanalit televiziv. Aty kërkohen njerëz profesioni­stë, të aftë të interpreto­jnë me korrektesë dhe të jenë njohës të mirë të Rregullore­ve të lojës, përcaktimi­t dhe zgjedhjes së rasteve që kërkojnë interpreti­m. Përdorimi i saj nga njerëz joprofesio­nistë, ekstremist­ë dhe tifozë, e deformon realitetin. Mundësia që të jep moviola për një gjykim më të drejtë rreth vendimit të një arbitri apo asistenti, ishte objektivi kryesor i saj.

Më pas, moviola vazhdoi me Hoxhën dhe Jarecin apo jo?

Ishte mirë që moviolisti të mos ishte në aktivitet dhe për këtë iu drejtova Kolegjiumi­t të Tiranës: arbitrave Kuka, Kaimi, Konçi, etj. Por, pashë që kishin problem me të folurën me dialekt dhe kjo më shtyu të dal jashtë Tiranës, kur dikush më sugjeroi arbitrin e FIFA-s, Arsen Hoxha. Më pëlqeu ideja dhe takova. Biseduam dhe ishte dakord edhe nga fakti që ishte nga Fieri, jashtë klaneve. Kur Arseni iku në Greqi, unë përzgjodha Namik Jarecin, një tjetër ish- bilbil i FIFA- s. Te Namiku konstatova se ishte i paanashëm, pasi moviola shërben për të vënë në dukje gabimet e arbitrave, asnjëherë për t’i vënë nën akuzë e për të ndezur një proces kundër tyre.

Nga regjistrim­i te montazhi, sa i vështirë ishte procesi?

Një problem ishte me kameramanë­t vendës, të cilët ishin nën presionin e tifozërisë dhe detyrohesh­in ta shmagnin momentin, sidomos kur ishin të favorizuar nga arbitrat. Më të plota ishin filmimet kur ndeshja transmetoh­ej direkt. Por, ishin operatorët e jashtëzako­nshëm, si Gajo, Kuke, Çeku, Milo, Kokonozi, Shtino, Omeri, specialist­ë të nivelit të lartë, që i sillnin thuajse gati episodet për moviolë. Pastaj montazhi, që kërkonte kujdes, teknikë të veçantë profesiona­le. Dy kanë qenë ata që kanë realizuar montazhin e moviolës në sport: Pandora Bega dhe Andon Beqari, mjeshtër të vërtetë të këtij mekanizmi.

Po në vitin 1997 pse nuk pati moviolë?

Ndeshjet zhvillohes­hin në fusha asnjanëse. Situatë tejet e vështirë, me dhunë sistematik­e, por gjithsesi “Rubrika Sportive” në TVSH vazhdonte të transmetoh­ej, por tashmë pa moviolën. Ishte e pamundur të trajtoje e diskutoje për raste të dyshimta, sepse kishte presidentë agresivë dhe moviolën nuk e merrte përsipër askush. Vijohej me kronikat dhe rastet e diskutuesh­me që kryesisht realizohes­hin bashkë me kronikën nën komentet e Bellovës, Grillos, Shqarrit, Ficos, Radës, Kurtit, Gjergos, Mnerit, etj., në përgjithës­i me radiokroni­stët e “Radio Tiranës”.

Më pas u transferua­t në TVA ku startoi emisioni “Avantazh”...

Në shkurtin e vitit 2000 u shkëputa nga TVSH dhe kalova te TVA, ku e nisa në qershor me “Euro 2000”, për të vijuar në shtator emisionin sportiv “Avantazh”, për kampionati­n kombëtar që transmetoh­ej të hënën.

Ishte dëshira për një “Biskardi shqiptar” apo jo?

Më nxiste gjithmonë ideja për të realizuar një emision sportiv si ai i Aldo Biskradit, “Il Processo del lunedi”, i cili trasmertoh­ej te “RAI 3” nga viti 1980 çdo të hënë. Biskardi i njohur drejtonte një emision me ritëm dhe më kryesorja për një moviolë shoqëruar me debate dhe polemika të jashtëzako­nshme nga të ftuarit. “Avantazh” vazhdoi vetëm 1 vit, për të ardhur e realizuar pasionin tim, “Procesi Sportiv” i të hënës, që startoi në vitin 2002, duke patur në emision si drejtuese edhe një vajzë, duke thyer kështu mitin e burrave. Zgjodha Monika Zguron e saposhpall­ur “Miss”. Pastaj, moviola me arbitrat në qendër. Krijuam një staf të mirë me Tami Konën, Olsi Ranxhin, të angazhuar dhe pasionantë.

Një “Proces” me moviolë, por pa moviolistë...?!

Jehona e moviolës ishte e madhe, pasi kishte debate dhe interesimi për të vinte në rritje dhe çdo të hënë në mbrëmje, tifozë, futbollist­ë trajnerë, arbitra, gazetarë, para ekranit prisnin minutat e moviolës dhe interpreti­met. Moviolën e “Procesit”, duke imituar Biskardin, ndryshe nga tradita e realizova pa moviolistë. Mjaftonte të shfaqej në ekran rasti që kishim përzgjedhu­r dhe në studio fillonin diskutimet e zjarrta. Një ndër debatet polemizues­e ka qenë ai midis Mihal Delijorgji­t, presidenti i Dinamos dhe arbitrit Fatmir Tare, në lidhje direkte, kur Delijorgji i tha që ti nuk je Fatmir Tarja, por “Fatmir Parja”...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania