Panorama Sport (Albania)

Gjimshiti: Bëmë start për notën 10, ja pse qëndrova

-

Pas performanc­ës pozitive te Benevento, Berat Gjimshiti u rikthye te Atalanta, pasi përfundoi periudhën e huazimit. Në ndeshjen e fundit të Ligës së Europës, si dhe atë startuese të Serisë A, ai ka fituar edhe vendin e titullarit te bergamaskë­t. Largimi i Kaldarës drejt Milanit i hapi rrugën shqiptarit, i cili në 2 ndeshjet e fundit është aktivizuar si titullar. Në një prononcim për mediat italiane, Gjimshiti ka komentuar zërat e markatos, si dhe ka theksuar objektivat për sezonin e ri. "Ishin mundësitë për të ikur, por më pas me menaxherin tim dhe drejtuesit i vlerësuam gjërat me qetësi dhe vendosa të qëndroj tek Atalanta. Në dy vitet e huazimit jam rritur shumë, por ky vit mund të jetë vendimtari për mua. Kjo, pasi me trajnerin Gasperini mund të bëj kërcimin e madh në cilësi. Këtu ka mbrojtës që kanë bërë mirë për dy vite dhe unë po përpiqem të mësoj sa më shumë të jetë e mundur. Jam i kënaqur me atë që kam bërë deri më tani, por kam qëndruar në ekip sepse dua të tregoj vlerat e mira. Është një moment i mirë për ekipin dhe duhet të vazhdojmë kështu. Ishte një start për notën dhjetë në Serinë A. Duam të shkojmë në grupet e Ligës së Europës. Po punojmë shumë dhe ndeshje si këto me Frozinonen, ku fitojmë duke krijuar shumë mundësi shënimi, na ndihmojnë të gjejmë besimin e duhur", deklaroi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare. Për Gjimshitin është përfolur më parë edhe mundësia e largimit, mirëpo tek Atalanta janë bindur nga paraqitjet e tij në dy takimet e fundit.Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania