Panorama Sport (Albania)

Volejboll, Shqipëria provon shansin në tokë të huaj

Meshkujt luajnë në Kroaci, femrat kundër Zvicrës

- ARTIN LLESHAJ

Kombëtaret e vole jbollit për meshkuj dhe femra do të zbresin sot në parket për të zhvilluar ndeshjet e treta kualifikue­se të vlefshme për Kampionati­n Europian. Fillimisht do të jetë skuadra e femrave, ajo që të luajë ndeshjen e saj, ku në orën 17:30 do të ketë përballë kombëtaren vendëse të Zvicrës. Një ndeshje në transfertë shumë e vështirë për vajzat kuqezi, të cilat vijnë në këtë sfidë pas dy humbjeve në po kaq takime të zhvilluara në Grupin B. Skuadra e Altin Martirit do të kërkojë të marrë suksesin e parë në këto eliminator­e. Kujtojmë që ky ekip pas suksesit të arritur në edicionin e shkuar të Euroligës, ku zuri vendin e tretë duke fituar medaljen e bronzit, ka kaluar një fazë rinovimi ku shumë lojtare me eksperienc­ë janë larguar nga kjo skuadër për t'u lënë vendin vajzave të reja. Këto ndryshime janë reflektuar edhe në rezultate, por tashmë jemi vetëm në hapat e para dhe kjo kombëtare po punon më tepër për të ardhmen.

Meshkujt - Pas fitores spektakola­re të arritur ditën e diel kundër Austrisë, skuadrën e meshkujve e pret një ndeshje në jashtë fushe përballë Kroacisë. Kuqezinjtë do të matin forcat me skuadrën vendëse sot në orën 20:30. Fitorja e arritur në takimin e fundit kundër Austrisë si dhe triumfi i Portugalis­ë në Kroaci, ka bërë që gara për vendin e dytë në Grupin D, të jetë shumë e fortë. Ekipi ynë, që drejtohet nga Jovan Melkas, vjen në këtë sfidë me një moral të lartë dhe shpresohet shumë në një rezultat pozitiv, duke parë formën e shkëlqyer që skuadra shfaqi në ndeshjen e fundit kualifikue­se kundër skuadrës austriake.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania