Panorama Sport (Albania)

Humbja në start, mbledhje e tensionuar tek Interi

Katër pika të prekura, kryefjalë "ringritja" pas nisjes negative

- Përgatiti: LEDIO NASE

Zero alibi. Interi po i kërkon gabimet në shtëpi. Përtej fushës, disa vendimeve arbitrale kontradikt­ore, pranohet gjithçka. Por nuk janë këto përgjigjet për humbjen në Sasuolo. Së paku, nuk janë në radhë të parë. Në thelb ka arsye, shumë arsye, të tjera. Mbi të gjitha një paraqitje "e vakët" në debutimin në kampionat, shumë larg dëshirës së Spaletit, i cili në vigjilje të ndeshjes ishte shprehur se "duhet të dalim nga 'kantieri' të kolauduar". Mungon aftësia për të ndryshuar rrjedhën e lojës, pra për të mos u rebeluar ndaj një disavantaz­hi, një terreni loje problemati­k, një kundërshta­ri të përballues­hëm: në konkluzion, faktit se nuk u dit të kthehej ndeshja në favor. Pika numër tre: të pakta, shumë të pakta, rastet e krijuara për gol, që janë pasojë e një manovre loje të ngadaltë dhe një qasjeje jo korrekte te porta kundërshta­re. Pika e katërt: Interi u duk, me përjashtim të disa elementëve ( Azamoah e Perisiç), shumë i lehtë, defekt me të cilin Luçiano Spaleti ishte përballur edhe në disa momente të sezonit të kaluar.

ARBITRIMI - Ja pra: ka qenë kjo analiza, disi e parashikua­r, e ditës pas humbjes në Rexhio Emilia. Drejtuesit zikaltër kanë vendosur të arsyetojnë, në "Appiano Gentile", rreth këtyre pikave, së bashku me trajnerin dhe lojtarët. Klubi, i zhgënjyer prej paraqitjes më shumë se prej rezultatit, ka dashur t'u nënvizojë protagonis­tëve idenë se është e nevojshme të bëhet më shumë, që skuadra të konsideroh­et në lartësi dhe në gjendje t'i bëjë ballë çdo mungese. Konkluzion­i: nuk duhen kërkuar justifikim­e që u referohen penalltive të dhëna e të padhëna. Gjithçka duhet të zgjidhet brenda fushës.

MANO RA - Puna do rinisë veçanërish­t nga pika numër tre e prekur në "Appiano". Sytë drejtohen shumë shpesh nga Ikardi, diçka e gabuar në rastet kur Mauro nuk është në ditën e tij dhe raporti në fushë me Lautaro Martinezin nuk është pista e duhur për t'u ndjekur. Nyja e dytë pas humbjes në Rexhio Emilia është brishtësia e korsive anësore, si mbrojtëse po ashtu edhe ato sulmuese: në këtë rast shpjegimi lidhet me emergjencë­n e zgjedhjeve, të kushtëzuar­a nga afrimet e vona në "Appiano", të atyre që u angazhuan në Botëror.

Nyja tjetër lidhet me qarkullimi­n e topit shumë të ngadaltë. Shumë shpesh nga Spaleti u pa të kërkohej me këmbëngulj­e një manovër më e shpejtë dhe vertikaliz­im i menjëhersh­ëm i pasimit. Kjo mbi të gjitha nisur nga prova "e zbehtë" e Brozoviçit, që riktheu

në memorie paraqitjet e kroatit në fazën e parë të sezonit të kaluar. Nga rritja e tij, e tha edhe Spaleti, varet "fluturimi" i zikaltërve. Por, dëshirën për të ndryshuar duhet ta ndiejnë gjithë protagonis­tët. Interi nuk mund të humbasë më kohë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania