Panorama Sport (Albania)

UEFA mund t'i bllokojë premiot e Ligës së Europës "Djallit"

-

Në këtë sezon, siç është nënvizuar qartazi nga organet kompetente, Milani do të jetë nën vëzhgim të rreptë nga ana e UEFA-s, për sa i përket normave të "Fair Play Financiar". Pas përmbysjes së vendimit që Milani të luante në këtë sezon Ligën e Europës, diçka që përfaqëson një fitore të rëndësishm­e për klubin kuqezi, mund të ketë gjithsesi edhe probleme të tjera, për sa i përket kompeticio­nit kontinenta­l. Siç referon e përditshmj­a italiane "Repubblica", për momentin nuk duhet përjashtua­r bllokimi i premiove të Ligës së Europës, kundrejt klubit kuqezi. Nëse kjo gjë do të konfirmohe­j në ditët në vazhdim, ku bordi drejtues i Milanit pret ende një përgjigje nga institucio­ni vëzhgues i UEFA-s, klubi italian duhet të punojë që të gjejë sa më shpejt disa rrugë të tjera alternativ­e për të shtuar të ardhurat në arkat e tyre të financave. E vetmja zgjidhje për momentin duket dhe mund të jetë kërkimi i afrimit të sponsorëve të rinj në klub dhe për këtë duhet të nisë punën sa më shpejt edhe vetë fondi "Elliott" që ka marrë në drejtim skuadrën. Një tjetër zgjidhje për të korrigjuar bilancet është edhe shitja e disa lojtarëve të tjerë pas Kaliniçit e Bonuçit me shokë, por për këtë mundësi mund të shfrytëzoh­et edhe merkato e janarit, rrugë e cila do të vlerësohet edhe në bazë të paraqitjes sezonale që do të bëjë Milani në fushën e lojës. Dhe verën e ardhshme, në fund të sezonit 2018-2019, drejtuesit kuqezi do të paraqiten sërish në UEFA për të vlerësuar bilancet dhe për të shqyrtuar një tjetër "voluntary agreement", një pakt financiar për Milanin e ri që ka lindur pas largimit të kinezëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania