Panorama Sport (Albania)

Reina do nderohet, por sa kryqëzime ka me Donarumën

-

Nëse për Gonzalo Higuainin pritet një turmë e zjarrtë, për Pepe Reinan mendohet se do të jetë një rikthim prej heroi. Fundja, largimi i tij nga Napoli ishte i detyruar nga Aurelio De Laurentis dhe askush nga ultrasit nuk ia ka falur këtë presidenti­t të tyre. Fundja, portieri spanjoll ishte një njeri i popullit, sepse jetonte në Pozilipo, një nga lagjet më të famshme të qytetit, ishte gjithmonë i thjeshtë, i hapur dhe dashamirës duke frekuentua­r baret e tifozëve, por mbi të gjitha ka qenë gjithmonë i sinqertë kundrejt tifozërisë edhe në lidhje me marrëdhëni­en e acaruar nga De Laurentis. Prandaj, e gjithë kjo histori nuk është se e ka njollosur figurën e Reinas, përkundraz­i nga lajmet e para mendohet një pritje prej heroi, për rikthimin në "shtëpi" të tij dhe ndoshta do të ketë edhe mjaft banderola përshëndet­ëse dhe fyese kundrejt presidenti­t të Napolit.

KRYQËZIMET ME DONARUMËN - Nëse do të jetë në fushë apo në stol, pak rëndësi do të ketë për tifozërinë e kaltër në lidhje me Reinan, por ndërkohë është vetë spanjolli që do kërkojë që të luajë, duke qenë se pas prezantimi­t të tij te Milani ishte shumë i qartë: "Kam ardhur këtu që të fitoj vendin e titullarit". Dhe me Donarumën do të jetë një betejë direkte, e cila do të nisë që në "San Paolo" për sa i përket një fanelle nga minuta e parë, por në të njëjtën kohë, një tjetër kryqëzim me kolegun e tij lidhet edhe me qytetin. Xhanluixhi Donaruma është napolitan në gjak dhe familja e tij vazhdon të jetojë aty, por edhe Reina ndihet një napolitan dhe ka ditur që të bëjë për vete turmën. Dhe ku i dihet, nëse edhe tifozëria e kaltër do të kërkojë që t'i luajë një rreng "Xhixhos" në ndeshjen e të shtunës, për t'i bërë një favor për duelin e ardhshëm mikut dhe njeriut të popullit, Pepe Reina.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania