Panorama Sport (Albania)

Sulmet nga qendra, Reali prek fundin pa Ronaldon

Benzema e Bejl i "shmangen" zonës, java e parë katastrofë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali i Madridit bëri detyrën në ndeshjen e parë të kampionati­t spanjoll, por kjo nuk e shmang faktin që trajneri Hulen Lopetegui ka nevojë patjetër për një sulmues të parë. Jo vetëm për të gjetur golat që humbi nga largimi i Kristiano Ronaldos, por edhe për të fituar sa më shumë prezencë në zonën kundërshta­re. Arsyeja? Sepse në ndeshjen e parë të kampionati­t, "galaktikët" janë skuadra e vetme që sulmuan shumë pak nga qendra dhe qëndruan larg zonës kundërshta­re. Zona ku qëndruan më shumë në fushë Benzema dhe Bejl tregon se Reali nuk pati shumë prezencë në qendër. Të dy largoheshi­n nga krahët për të gjetur sa më shumë hapësira. Spostimi i dy lojtarëve të mësipërm bënte që të ishte Asensio lojtari, i cili duhet të bënte rolin e sulmuesit të parë. Pavarësish­t se ai luajti në qendër, ishte jashtë zonës. Fakti që Reali mbajti më shumë topin në zotërim e shpjegon edhe mungesën e zhvillimit të lojës në qendër.

Krahasimi - Për të kuptuar realisht ndryshimin që ka ndodhur te Reali në këtë sezon, gazeta "AS" ka krahasuar dy ndeshjet me Getafen, këtë në fundjavë dhe atë në sezonin e kaluar. Me Zidanin ekipi madrilen sulmoi 21 për qind, kundrejt 17 për qind të këtij sezoni. Por, Reali ka përfunduar në listën e fundit të 20 ekipeve spanjolle në javën e parë, duke pasur përqindjen më të ulët të zhvillimit të lojës nga qendra. Skuadra e parë në këtë listë është Betisi, që mban vendin e parë me 31.1 për qind të sulmeve nga qendra dhe ndiqet nga Selta Vigo, Espanjoli dhe Barcelona. Ky është një problem që Lopetegui duhet ta zgjidhë shumë shpejt sepse në pankinë nuk ka as sulmues të tjerë potentë për të zëvendësua­r Benzemanë. Vetëm Borha Majoral nuk mund të garantojë sukses në të gjithë sezonin dhe prandaj duhet bërë ndërhyrje në këto ditë të fundit të merkatos. Sepse strategjia për të luajtur nga krahët mund të kuptohet mirë nga rivalët, të cilët mund ta neutralizo­jnë Realin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania