Panorama Sport (Albania)

La Liga “burgos” yjet, sa shumë qëndrojnë në pankinë

Barcelona, Atletiko e Reali, 788 mln € në stol

-

Barcelona dhe Reali i Madridit e nisën La Ligën, duke fituar në ndeshjet e para dhe me shumë ngjashmëri mes tyre. Në fillim nuk e patën të lehtë, por në fund ia dolën të merrnin 3 pikët. Në kampin katalanase, aktivizimi i Kutinjos në pjesën e dytë "ndezi" sulmin e Barcelonës. Por, edhe në Madrid pati shumë yje që qëndruan në stolin e rezervave kundër Getafes. Atletiko u ndal në barazim me Valencian edhe pse këtë herë ka si synim fitoren e titullit kampion si në sezonin 2013- 2014. Interesant është fakti se këto tre ekipe që do të rivalizojn­ë njëratjetr­ën kanë forcë të jashtëzako­nshme edhe në stol. Në javën e parë të La Ligës, këto skuadra mbajtën në pankinë lojtarë, të cilët në total kapnin vlerën e 788, 5 milionë euro. Barcelona kishte 7 lojtarë në stol me vlerë 314 milionë euro, sipas të thënave të "Transferma­rkt". Valverde i konsideroi si alternativ­a lojtarët si Silesen (20 mln), Lenglet (36 mln), Artur ( 30 mln), Vidal ( 35 mln), Rafinja (28 mln), Kutinjo (120 mln) dhe Malkom (45 mln). Një traditë që për të lënë yjet në stol vitet e mëparshme e ka pasur Reali. Vjet ishin futbollist­ë si Hames, Morata, Kovaçiç dhe të tjerë. Por, edhe Lopetegui surprizoi në javën e parë, duke lënë në stol lojtarë si Kurtua (65 mln), Varan (80 mln), Kasemiro ( 60 mln), Modriç (25), Vaskez (25), Vinicius (25), Majoral (7.5 mln), të cilët në total kapnin vlerën e 297.5 mln euro. Sigurisht që këto vendime u morën edhe nga fakti që disa lojtarë nuk

ishin në formën e tyre fizike më të mirë pas Superkupës së Europës. Por, këtë sezon edhe Atletiko e Madridit ka një stol shumë të pasur me yje. Diego Simeone la në stol futbollist­ë si Adan (3 mln), Gimenez (50 mln), Tomas ( 25 mln), Rodrigo ( 25 mln), Vitolo ( 25 mln), Gelson Martins (35 mln) dhe Kaliniç (14

mln). Në total një vlerë e majme: 177 milionë euro. Kjo do të thotë se këto tri skuadra bëjnë ligjin në kampionati­n spanjoll dhe do të luftojnë me njëratjetr­ën për titullin. Sepse kanë në stol miliona euro, ndërsa rivalët e tyre nuk munden kurrsesi të kenë as në fushë ekipe kaq të shtrenjta dhe me vlerë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania