Panorama Sport (Albania)

Ançeloti rigjen Milanin si rival pas 17 vitesh

Te kuqezinjtë rigjen miq (Gatuzo e Maldini) e armiq (Leonardo). Sfida e fundit zyrtare si rival daton më shkurt 2001, Juve-Milan 3-0

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Herën e fundit që Karlo Ançeloti kishte parë Milanin në aksion, kishte veshur një bluzë kuqezi, si tifoz i vërtetë që është. Por nuk shkoi mirë... Sepse ndeshja në fjalë ishte finalja e Kupës së Italisë, e humbur në Romë kundër Juventusit (4-0), në muajin maj. Gjithsesi, ironitë e fatit ndonjëherë janë shumë më të çuditshme, teksa është diçka që ta shohësh një pjesë të jetës tënde nga divani i shtëpisë në Vankuver (Kanada) dhe është diçka shumë ndryshe që ta gjesh atë ballë për ballë, në ditën e debutimit tënd në "San Paolo" të Napolit, si trajner kundërshta­r... Pa dyshim që për ta përballuar me qetësi diçka të tillë, nevojitet një atmosferë e qetë dhe festive, si ajo e Krishtlind­jeve për shembull ose thjesht si një ditë normale me diell në mes të një dimri të acartë... Por, ndërkohë, kompjuteri që "centrifugo­i" kalendarin e sezonit 2018-2019 të Serisë A, nuk pati mëshirë dhe për "Karleton", ndeshja e parë përballë tifozërisë së tij të re do të jetë pikërisht përballë Milanit të zemrës, një herë e parë drithërues­e, edhe për një person të qetë si ai dhe në të njëjtën kohë për një trajner që ka ditur të fitojë gjithçka i ofron arena e klubeve.

NJË JETË MË PARË Pikërisht kështu, sepse kontakti i fundit si kundërshta­r në një ndeshje zyrtare e trajnerit emilian daton "një jetë më parë", një Juventus-Milan e 17 viteve më parë, e përfunduar 30 në favor të tij. Ishte muaji shkurt i vitit 2001, por nga ajo përballje, vetëm pak muaj më pas do të ndryshonte gjithçka, me Silvio Berluskoni­n që "siluronte" Fatih Terimin nga pankina dhe i rikthente "Milanin milanistit" Ançeloti. Dhe milanisti nisi të fitojë me shpeshtësi, duke i mbyllur 8 sezonet në stolin kuqezi me po kaq trofe, mes të cilëve dy Champions, një titull kampion dhe një Botëror për klube, të cilat i shtoheshin edhe 9 trofeve të tjerë të ngritur nga "Karleto" si futbollist gjatë epokës "Arrigo Saki". Pas lamtumirës në vitin 2009, Ançeloti dhe Milani u gjenden përballë si kundërshta­rë vetëm në miqësore dhe ai vazhdonte të triumfonte ndaj tyre me "tutën" e Çelsit, PSG- së, Realit të Madridit e Bajernit të Mynihut, ndërsa i lejonte "skuadrës së zemrës" vetëm dy testet e luajtura në Dubai dhe Guanzghu.

RIGJEN MIQ E ARMIQ Të shtunën në mbrëmje, në Napoli, gjithsesi gjërat do të bëhen serioze dhe vend për emocione apo tolerime nuk do të ketë, duke qenë se i gjithë "San Paolo" do ta "markojë" dhe studiojë me vëmendje "Karleton". Vetëm pak metra

nga zona e tij teknike do të lëvizë ai Xhenaro Gatuzo, të cilit i njihte gjithçka si futbollist, por jo si trajner dhe ky mund të jetë një avantazh për "Rinon" që ka përjetuar të anasjellën me Ançelotin. Përpara ndeshjes, ata do të kenë hyrë në klimën e duelit të shumëpritu­r, por sigurisht që përqafimi përpara vërshëllim­ës së startit të takimit, kurrsesi nuk do të mungojë. "Ke qenë shpirti i Milanit në fushë si futbollist dhe do të jesh i tillë edhe si trajner", ishte përshëndet­ja me të cilën Karlo Ançeloti e priti zyrtarizim­in e Gatuzos në pankinën e "Djallit" dhe kaq mjafton për të kuptuar lidhjen e fortë që ekziston mes tyre, edhe pse këta miq të ngushtë do të bëjnë të pamundurën për t'i shkaktuar sa më shumë dhimbje njëri- tjetrit në 90 minutat e sfidës. Ndërkohë, në tribunë do të jenë të pranishëm Paolo Maldini dhe Leonardo, arkitektët e Milanit të parë të fondit "Elliott", që do të debutojnë pikërisht përballë Napolit të "Karletos" në kampionat. Me ishkapiten­in legjendar, sigurisht që buzëqeshje­t, shakatë, thashethem­et, kujtimet apo çdo gjë tjetër, nuk do të mungojnë as përpara dhe ndoshta as pas përfundimi­t të takimit, sepse mes Ançelotit dhe Maldinit ekziston një marrëdhëni­e speciale, e cila lind nga një vlerësim reciprok i pakushtëzu­ar: "Ka pasur vetëm një futbollist që nuk mund ta lija kurrë jashtë Milanit tim dhe ai ishte Paolo", pati nënvizuar në të kaluarën trajneri aktual i të

kaltërve. Por, ndërkohë do të jetë shumë e vështirë për të pritur më shumë se një përshëndet­je me drejtorin teknik aktual kuqezi. Nëse Gatuzo dhe Maldini janë nxënës dhe tashmë miq të jetës së Karlo Ançelotit, me Leonardon, që për më shumë e pasoi edhe në stol atë pas largimit në 2009ën, marrëdhëni­a ka mbetur vetëm formale. Kjo, si rrjedhojë e krisjes totale dhe sherrit të konsumuar në vitin 2012, te PSG-ja, përpara një nate Champions-i, të zbuluar nga vetë Ançeloti në autobiogra­finë e tij, "Lideri i heshtur". "Përse duhet t'i lajmërosh një trajneri se mund të shkarkohet përpara një sfide?! Ne luajtëm mirë dhe e mposhtëm Porton 2-1. Dhe vetëm për këtë nuk më shkarkuan. Gjithsesi, nga ajo natë asgjë nuk ishte më njësoj. Leonardo (në atë kohë drejtori sportiv i PSG-së) ishte mik i imi, ose të paktën kështu mendoja, por në fund nuk më dha asnjë shpjegim të vërtetë, se pse më trajtuan në atë mënyrë". Dhe kjo frakturë nuk është ngjitur më kurrë që atëherë, ndërsa hera e fundit që u kryqëzuan ftohtësish­t sy më sy, ishte më 21 maj, në stadiumin "San Siro", me rastin e ndeshjes së lamtumirës së Andrea Pirlos nga futbolli.

 ??  ??
 ??  ?? Ançeloti, Gatuzo, Maldini, Kaka dhe Inzagi, pas fitores së Botërorit për Klube
Ançeloti, Gatuzo, Maldini, Kaka dhe Inzagi, pas fitores së Botërorit për Klube
 ??  ?? Karlo Ançeloti dhe Elseid Hysaj, në ditë e parë të grumbullim­it te Napoli
Karlo Ançeloti dhe Elseid Hysaj, në ditë e parë të grumbullim­it te Napoli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania