Panorama Sport (Albania)

Apolonia nuk njeh blof, “tris” Albpetroli­t

Një autogol u hap rrugë rrjetave të Nakos dhe ogës

- BUJAR RAMA

Apolonia ka fituar miqësoren e radhës, nga 11 që ka zhvilluar gjatë kësaj vere. Si kundërshta­r në "Loni Papuçiu" ka qenë Albpetroli. Takimi ka përfunduar 3-1, duke dëshmuar formën e mirë që po kalon skuadra e Mihos, një pretendent­e serioze për t'u ngjitur në elitë. Edhe patosarakë­t, ndonëse nuk kanë as 10 ditë që kanë nisur nga përgatitje­t, kanë zhvilluar një lojë të pëlqyeshme. Pjesa e parë nis me ritëm të mirë për fierakët, të cilët do të kalojnë në avantazh qysh në minutën e 8-të. Ka qenë një aksion nga e djathta dhe Sota trysnon mbrojtjen mike, duke e detyruar 9hoxhajn të shkaktojë autogol. Pas golit, Albpetroli e qarkullon topin më dendur, por pa pasur forcën e duhur në sulm, ndërsa fierakët janë efikasë në lojën e vet. Në minutën e 30- të, kapiteni Hysenshaha­j kroson nga e djathta dhe Nako i ndodhur në zonë, kërcen mbi të tjerët dhe shënon golin e dytë. Edhe në minutat e mbetura të pjesës së parë, vendësit kanë raste të tjera me K. Mehmetin dhe Bakallin, por ky fraksion mbyllet <-0. Trajneri

Demiri bën shumë zëvendësim­e në startin e së dytës, ndërsa Miho do të mendojë më vonë për diçka të tillë. Fierakët lëshojnë disi në lojë dhe patosarakë­t përpiqen të përfitojnë. Në minutën e >1-të, Hidershaha ndërhyn në mënyrë të gabuar brenda zonës së tij dhe kryesori Paço akordon 11-

metërsh në favor të miqve. Është Hatia që gjuan saktë nga pika e bardhë dhe ngushton shifrat në <-1. Minutat në vazhdim kanë ritëm për të dyja ekipet, por fierakët janë më të qartë dhe më kërkues. Megjithatë, goli i tretë do të vijë vetëm në të @>-ën. I riu i talentuar, Aoga, lëviz mirë nga e majta dhe kur

futet në zonë shkarkon të djathtën e tij, duke e çuar topin në trekëndësh­in e mbrojtur prej portierit Çepele. Për t'u theksuar është fakti se në këtë ndeshje tek Apolonia janë testuar edhe dy mesfushorë: durrsaku Përkeqi dhe beratasi Mirani, të cilët do të vëzhgohen edhe për pak kohë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania