Panorama Sport (Albania)

8Kristiano të sjell Europën, por nuk është Mesi8

-

Uejn Runi nuk ka dyshime: me Kristiano Ronaldon, Juventusi do të fitojë të shumëdëshi­ruarën Ligë Kampionesh. Në një intervistë për "CNN", ish-sulmuesi i Mançester Junajtid dhe Evertonit, tashmë në SHBA ku luan për klubin e DC Junajtid, lëshon bardhezinj­të drejt fronit europian, falë blerjes së ishkolegut të tij te "Djajtë e kuq", për pesë vite me radhë. "Kristiano do të vazhdojë të bëjë edhe për disa vite të tjera gjithçka ka arritur në dekadën e kaluar ose, e thënë shkurt, do të sjellë gola te Juventusi, por në të njëjtën kohë kam bindjen se Juventusi do të fitojë falë blerjes së tij Ligën e Kampioneve të këtij sezoni. Kristiano është një djalë i mbarë, punon shumë dhe e adhuron familjen e tij. Meriton gjithçka ka dhe i ofrohet, sepse bën shumë sforco dhe nuk ndalet përpara asgjëje për të qenë gjithmonë në maksimum. Unë dhe shumë shokë të tjerë te Mançester Junajtid, gjatë periudhës së bashkëjete­sës sonë në Angli, u mahnitëm që në fillim nga forca e tij, edhe pse ai ishte ende një adoleshent. Bëri epokë, u ngjit menjëherë në piedestal, vetëm sepse punonte dy herë më shumë se të tjerët dhe arriti që të meritojë sot gjithçka i ka sjellë karriera e tij, por kurrsesi jo rastësisht. Ronaldo është një makineri perfekte. Nuk është Lionel Mesi, për të cilin konfirmoj se është një talent i lindur dhe lojtari më i mirë në botë, por Ronaldo meriton po aq sa ai që të jetë në elitën e këtij sporti sepse ka arritur aty ku është me punë dhe nuk ka asnjë që kam parë në aksion që të punojë si ai edhe në këtë moshë madje". Dhe nëse të gjitha këto i thotë golashënue­si më i mirë i historisë së Premier Ligës, diçka duhet besuar...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania