Panorama Sport (Albania)

Futboll sa më i bukur, rregullat e reja në Spanjë

-

Kampionati spanjoll kërkon vëmendje maksimale dhe federata ka publikuar një listë të re për rregullat që duhet të zbatojnë skuadrat pjesëmarrë­se. Me synimin që gjithçka të duket sa më bukur në televizor dhe jo vetëm, ata u kanë kërkuar të gjithë presidentë­ve që të plotësojnë disa kushte në lidhje me fushën, dhomat e zhveshjes etj. Më poshtë janë disa nga rregullat më interesant­e.

Bari- Sistemet e kullimit dhe të drenazhimi­t duhet të jenë perfekte për të shmangur shtyrjen e ndeshjeve për shkak të kushteve atmosferik­e. Do të ketë auditime të ndryshme për ta kontrollua­r këtë gjë. Lartësia e barit duhet të jetë mes 20 dhe 30 milimetra.

Prerja- Harrojeni prerjen e barit në mënyrë rrethore. Tani vijat duhet të jenë të drejta dhe secila fushë duhet të ketë të paktën 9 ndarje. Klubi duhet të njoftojë për ujitjen e tij dhe pompat duhet të fiken në fillimin e ndeshjes.

Audio- Sistemi i audios në stadiume duhet të funksionoj­ë edhe nëse ndalet energjia elektrike. Gjatë ndeshjes, ai duhet të shërbejë vetëm për të dhënë mesazhe sigurie për tifozët. Por nuk duhet të jetë shumë i lartë.

Analizat- Pamjet e analizave për televizion­et do të jenë të njëjta për të gjithë. Do të ketë 3 kamera që do shërbejnë për regjistrim­in e momenteve të ndryshme nga ato që transmetoh­en. Konferenca- Në tavolinat e konferenca­ve për shtyp do të lejohen vetëm dy shishe. Ato mund të jenë pije freskuese ose ujë. Pijet alkoolike janë të ndaluara. Mikrofoni duhet 30 centimetra. Dhomat- Liga u bën thirrje skuadrave që të pajisin me kamera dhomat e zhveshjes, në mënyrë që të regjistroj­në momentet kur trajnerët flasin dhe motivojnë ekipet e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania