Panorama Sport (Albania)

Ikën milioneri Çani, Gega injoron “flirtin” me Kamzën

“Jam kundër dënimeve kolektive, ekipi ka tifozë kudo në Shqipëri”

- ILIR CARA

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, në konferencë­n për shtyp para sfidës me Kamzën, foli për situatën në ekip para ndeshjes me Kamzën, dënimin e Disiplinës, si dhe për akuzat e serbit Jovanoviç. Gega pohoi se pret përforcime nga merkato dhe është i gatshëm të përballojë çdo presion që vjen nga jashtë. Në fund, ai jep edhe mendimin e tij në lidhje...

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, në konferencë­n për shtyp para sfidës me Kamzën, foli për situatën në ekip para ndeshjes me Kamzën, dënimin e Disiplinës, si dhe për akuzat e serbit Jovanoviç. Gega pohoi se pret përforcime nga merkato dhe është i gatshëm të përballojë çdo presion që vjen nga jashtë. Në fund, ai jep edhe mendimin e tij në lidhje me aludimet për derbin me Kamzën, që kanë lidhje me mënyrën e mbijetesës së kamzalinjv­e.

Si e konsideron­i dënimin e Disiplinës, a mos është pak i rëndë?

Është e vërtetë, dje e morëm lajmin e dënimit. Unë personalis­ht mendoj se është i rëndë, për mua kishte një përplasje jo normale. E kam thënë edhe në konferencë­n e shtypit, pa qenë avokati i askujt se duhet të japim "fair play", pasi futbolli na bashkon. Jam munduar përmes ekipit të shfaqim "fair play" që kundërshta­rin mos ta shohim si armik, por si rival në fushë. Ajo që ndodhi nuk ishte e pëlqyeshme, nuk marr përsipër të them se kush e nisi, pasi nuk është puna ime. Nuk do doja të hyja në këtë mes. Jam i qartë se dënimet kolektive janë të tepruara, pasi nuk është vetëm ajo pjesë e tifozërisë që na ndjek kudo, por Partizani ka tifozë në gjithë Shqipërinë dhe nuk e meritojnë të mos jenë në stadium herën tjetër. Jam kundër dënimeve kolektive.

Do të arrijë Partizani t'i menaxhojë emocionet e tifozëve në ndeshjet brenda?

Të gjithë nxjerrim konkluzion­e. Jam i fokusuar te puna. Në Korçë, ndërprerja e ndeshjes ndikoi negativish­t dhe na shpërqendr­oi pak. Ekipi po reagonte dhe pati një ftohje. Ne ishim në një moment shumë të mirë dhe u ul ritmi. Djemtë ishin sensitivë dhe donin të shkonin atje, te tifozët. Do mundohem t'i menaxhojmë. Unë dua që ekipi të jetë i fokusuar 90 minuta. Pjesa tjetër më pas është një bashkëpuni­m. Edhe tifozët janë një pjesë e rëndësishm­e për ne, por duhet të kuptojnë që sjellja e tyre brenda "fair play"-it do na ndihmonte shumë të mbaronim misionin tonë me sukses.

Keni ndonjë përgjigje për akuzat e Marko Jovanoviçi­t? Do kisha dëshirë të flisja për ndeshjen e kaluar, për ndeshjen e ardhshme, për problemet që ka Partizani. Nuk kam shumë komente. Ishte një i ardhur 6 muaj përpara, nuk ka qenë pjesë e stafit tim, sepse nuk ka qenë përzgjedhj­a ime. Nuk flas për karrierën e tij, s'kam shumë interes të flas për të. U vendos, sepse unë e kam zgjedhur stafin, me ardhjen e Mehmetit, ai nuk kishte asnjë rol tjetër. Perceptimi i tij për trajnerin dhe klubin është i tij. Them të shoh përpara e të punoj. Është një i larguar, është dëshira dhe mënyra e tij të reagojë kur largohet nga një punë".

Si është përgatitur Partizani për të përballuar Kamzën?

Është ndeshje e vështirë, e kemi parë dhe analizuar kundërshta­rin. Bëri ndeshje të mirë me Tiranën dhe u shqua për grintën dhe agresivite­tin. Do mundohem me detaje ta zbërthejmë kundërshta­rin dhe të ndërtojmë një strategji. Ekipi është mirë fizikisht, por edhe nga anët e tjera jemi të bashkuar. E kemi analizuar ndeshjen me Skënderbeu­n, pjesët e mira do mundohemi t'i rrisim, ato të këqijat t'i korrigjojm­ë. Në Kamzë shkojmë me qëllim të qartë, për fitore, pasi është e vetmja rrugë për ne.

Sa kreative ishte skuadra në ndeshjen e parë?

Ekipi nuk u përgjigj për aq kohë sa kemi punuar, përfshi edhe ndeshjet e Europës. Nuk flas këtu për golat dhe rezultat, por mënyrën e punës. Pjesa e parë nuk ishte ajo që prisja, lojtarët reaguan në pushim dhe në pjesën e dytë. E respektuam më shumë kundërshta­rin, na imponuan në pjesën e parë. Më pas reaguam dhe dominuam, duke ndryshuar edhe mënyrën e lojës. U goditëm në një moment kur nuk e prisnim.

Hebaj u duk i izoluar, faji i tij apo skuadra nuk e mbështeti?

Sa i përket Hebajt, është një lojtar me të ardhme dhe jam i kënaqur me të. Ekipi nuk e mbështeti siç duhet, sidomos në pjesën e parë. Kjo ndodh në futboll, asgjë nuk bëhet perfekte si në stërvitje dhe në lojë. Shumë veta kanë thënë, specialist­ë, jo specialist­ë, nuk po i hyj kësaj pjese që vendosja nuk ishte e duhura. Ajo ishte e njëjtë, por puna ishte

se nuk interpretu­am mirë lojën. Hebaj më pas doli në pah në pjesën e dytë falë presionit që ushtruam. Është ndeshja e parë, po punon dhe është 100 për qind. Shpresoj që ta tregojë veten që në ndeshjen e ardhshme. Por nuk është vetëm ai që mbështet skuadrën, është i gjithë ekipi. Nëse ekipi luan fort, bën detyrat edhe Hebaj do ta ketë më të lehtë të bëjë detyrën e tij.

Sa e ndieni presionin e një kampionati ku thuajse të gjitha skuadrat duken të barabarta, dhe pse Partizani juaj ka diçka fituese për të synuar titullin kampion?

Nuk jam shprehur se jemi për kampion, as për të qenë modest, as për të ulur presionin, pasi kam dashur t'i besoj çdo ditë punës që bëhet. Nuk ka ndodhur në histori që të fitohet titulli në ndeshjen e parë, as e kundërta. Ndaj Skënderbeu­t ishte një ndeshje ku lamë pikët. Na vlente edhe barazimi për të qenë më të qetë, por presioni është patjetër. Deri tani duken skuadra të barabarta, nga rezultatet dhe surprizat e javës së parë. Për aq kohë që jam unë, Partizani ka një gjë: është ekip që luan me shpirt, në kolektiv

dhe thjesht. Pikësynime­t tona i dimë, besoj se jemi shumë të qartë. I kemi pretendime­t tona dhe nuk i fsheh dot. Ndeshjet po vijnë dhe këto duhet t'i shfaqim në lojë.

Luani ndaj Kamzës, e cila mundi Tiranën, besoni se mund t'ia dilni?

Diferencat mes ekipeve janë të vogla. Luhet në transfertë, por është një pa tifozë për të dyja palët, duke pasur anët pozitive dhe negative brenda. Jam shumë i interesuar dhe ajo që më jep adrenalinë është korrigjimi i gabimeve që bëmë në Korçë dhe të forcojmë pjesët e mira. Shkojmë me një synim të qartë, të qetë dhe pa presion që të japim maksimumin. Besoj se do t'ia dalim.

Të jesh trajner i Partizanit duhet që të përballosh presionin e jashtëm, kjo u pa që pas humbjes së parë me ju. Sa i përgatitur është Gega për t'i bërë ballë këtij lloj presioni?

Unë kam një jetë që merrem me futboll, dikush më quan të ri, dikush më quan të vjetër në karrierë. Jam në gjendje ta përballoj presionin dhe t'i menaxhoj, kryesisht në Shqipëri,

pasi di gjuhën dhe mentalitet­in. Jam munduar të jem korrekt me mediat, me analistët. Kush e quan veten analist apo kush është i punësuar si analist. Nuk kam dashur të ofendoj njeri. Përgjigjet i ka marrë secili, ashtu siç e mendoj unë. Me karakterin dhe nivelin profesiona­l që kam, më intereson vetëm puna, të shikoj ekipin, të mos kem të dëmtuar. Çdo ndeshje ka pasqyra dhe fytyra të ndryshme dhe mendimin që kanë për Partizanin. Për mua është krejt normale, që në një zanat si i imi, jo të gjithë të duan, jo të gjithë janë dashamirës. Më duhet të bëj punën time dhe të jem i qetë.

Ka ngelur thuajse një javë nga mbyllja e merkatos. Shpresoni që ndonjë nga ato dëshirat tuaja në letër të realizohet?

Po të ishte për mua, do e pikturoja ekipin me ngjyrat që dua. Është një koordinim dhe mundësi financiare e klubit që të plotësohen dëshirat. Merkato nuk ka mbaruar. Nuk ka sekret, po punojmë për të afruar lojtarë në reparte të ndryshme. Varet se çfarë gjuhe të përbashkët do të gjejnë

lojtarët, sepse kanë kërkesat e tyre. Gjërat janë në momentin e fundit dhe mund të zgjidhen më lehtë se një muaj më parë. Shpresoj të vijë dikush që të na ndihmojë dhe të jemi më të përgatitur.

Një nga dëshirat e vjetra të presidenti­t Demi është që të shikojë një Partizan sulmues. Ju nuk premtoni titullin, po një ekip sulmues e merrni përsipër?

Partizanin sulmues do e shikojmë kur të kemi lojtarë sulmues. Më interesojn­ë të dyja fazat, të mos dalë nga detyrat ekipi. Jo vetëm presidenti, por edhe unë dua një ekip sulmues, të shikoj ndeshje të mira dhe të hapura. Gjithsesi është një përgjegjës­i që duhet ta mbash për 90 minuta dhe t'i japësh secilit atë që ka mundësi. Është një punë e gjatë. Nëse do kishim lojtarë sulmues tipik, ne i kemi, por që e bëjnë diferencën dhe e tregojnë në fushë, pse jo lojë sulmuese. Është një proces që bëhet gjatë javës, çdo ditë duhet të punojmë për të.

Si i vlerësoni zërat se Partizani do ta ketë "autostradë" në sfidat me Kamzën, për faktin se me fitoren në javën e

fundit të sezonit të shkuar kamzalinjt­ë siguruan mbijetesën në Superiore?

Unë personalis­ht kurrë nuk do kem dëshirë dhe nuk do marr pjesë në asnjë lloj bamirësie. Ajo që ka ndodhur, nëse ka ndodhur, dhe ju keni qenë prezentë me Kamzën, është diçka që nuk më takon mua. Do dëshiroja më mirë të humbisja dhe të jem "fair play" sesa të përzihem me marrëveshj­e dashamirës­ie. Dua të marr atë që unë kontribuoj, të marr 100 për qind nga lojtarët. Futbollist­ët duhet të ndërgjegjë­sohen, që asnjë profesioni­st nuk duhet të ndërhyjë në të tilla marrëveshj­e. Ndaj duhet të punojmë dhe t'ia lëmë fushës. Nëse Kamza është më mirë se ne, do t'i shtrëngojm­ë dorën. Nuk duhet të kthehemi prapa se çfarë ka ndodhur. Jam i qetë dhe nuk më intereson asgjë. Duhet të sillemi ndryshe, si profesioni­stë dhe të marrim maksimumin. Nëse gabojmë, secili merr përgjegjës­inë, unë i pari si trajner. Është presion, por është edhe për të ulur fokusin dhe për t'u marrë me gjërat anësore. Në fushë nuk do të ndodhin, të paktën për aq kohë sa do të jem unë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania