Panorama Sport (Albania)

Josa, tjetër shigjetë Agustinit: I papunë, merret me të tjerët

"E mora ndihmës, të gjejë ekip dhe ta shohim si punon"

-

Në një tjetër reagim për "Panorama Sport", ish- trajneri i Tiranës, Skënderbeu­t dhe disa klubeve në Superiore, Mirel Josa, ka folur sërish për akuzat që dy ditë më parë, një legjendë bardheblu si Agustin Kola, për gazetën tha se "trajnerët që kemi në Shqipëri një vit dalin kampion, më pas të hedhin nga kategoria". Josa shprehet se tashmë është i zënë me punë dhe nuk mendon për të tjerët, ndërkohë që me ironi e falënderon Agustin Kolën që e kujton vazhdimish­t. "Nuk kam kohë të merrem me llafe, sepse jam i zënë me punë. Agustin Kola ka luksin të merret me punët e të tjerëve sepse ka kohë të lirë. E falënderoj që kujtohet për mua në mënyrë të vazhdueshm­e", u shpreh Josa për "Panorama Sport".

Ja intervista e numrit të djeshmëm ku Josa i përgjigjet Kolës:

Mirel Josa nuk është njeri i polemikave, por as nuk fshihet kur dikush i përmend karrierën apo aftësitë. As kur këtë ia bën një emër i shquar i Tiranës, si Agustin Kola. "Trajnerët tanë fitojnë titullin me Skënderbeu­n dhe me Kukësin dhe pastaj zbresin Tiranën dhe Vllazninë nga kategoria. Këta trajnerë kemi ne...", pati thënë Kola një ditë më parë për "Panorama Sport". Nuk i ka tingëlluar aspak mirë Josës kjo deklaratë. Ish-trajneri i bardhebluv­e i kthen përgjigje Kolës dhe i kujton se dikur e ka marrë si ndihmës te Tirana. Josa, me finesë, i vë në dukje Kolës që prej kohësh nuk drejton një ekip elitar. "Duhet të marrë drejtimin e ndonjë ekipi dhe të tregojë me punë se çfarë di të bëjë", tha ndër të tjera Josa në intervistë­n për "Panorama Sport".

Josa, si po ju ecin punët në Kosovë?

Shumë mirë. Deri tani kemi punuar me intensitet. Shpresojmë për një sezon sa më të mirë.

Ka shumë trajnerë nga Shqipëria sot që punojnë në kampionati­n kosovar. Megjithatë, Agustin Kola thotë se trajnerët shqiptarë dalin kampionë me Skënderbeu­n dhe pastaj zbresin Tiranën nga kategoria...

(mendohet një moment...). Kola ka mendimin e tij. Ashtu e mendon, ashtu e thotë. Nuk kam ndonjë qëllim që t'i ndryshoj mendimin as atij dhe askujt tjetër. Gjithë jetën kam parë punën time dhe

jam vlerësuar apo kritikuar në bazë të punës sime. Kështu duhet të ndodhë me të gjithë.

Kjo është përgjigjja juaj për Kolën?

Ai (Agustini) duhet të gjejë ndonjë ekip dhe të trajnojë. Kur të trajnojë ndonjë skuadër, të tjerët do ta gjykojnë dhe do ta vlerësojnë, ashtu si edhe mua apo të gjitha ata që punojnë.

A keni pasur ndonjë përplasje me Agustinin?

Jo, asnjëherë. Unë Agustinin e kam marrë si ndihmësin tim kur drejtoja Tiranën vite më parë.

Si ishte të punonit me të? Mora vendimin që të punoja me të dhe ta kisha ndihmës. Ky ishte vlerësimi im. Kaq. Ai ka mendim tjetër, punë për të.

Tani që ju vë në dukje se Tirana ra nga Kategoria për herë të parë nën drejtimin tuaj, a jeni bërë pishman që

e morët ndihmës Kolën?

Është e vërtetë që Tirana ra nga kategoria, por shkaqet i dimë të gjithë. Natyrisht, kam marrë përgjegjës­itë e mia, por aty kishte edhe të tjera gjëra që ajo skuadër ra nga kategoria. Së dyti, është e kotë të them tani sesi ishte Kola si ndihmës, a e bënte mirë apo keq punën. Unë asokohe mora vendimin më të mirë që mendova.

Ju thoni që Tirana ra nga kategoria "për motive që i dinë të gjithë"... Personalis­ht, nuk di motive të tjera veç atyre sportive. A mund të na thoni se cilat janë motivet e tjera?

I dini të gjithë arsyet... Nuk është nevoja t'i rikthehem asaj teme në këtë moment.

A keni një mesazh për Kolën?

Asnjë mesazh. Ne na njohin të gjithë. E dinë njerëzit punën që bëjmë, çfarë karakteri kemi dhe sesi e kemi bërë rrugën tonë gjithë këto vite.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania