Panorama Sport (Albania)

Akordi, ikën milioneri Çani

29-vjeçari kthehet në futbollin italian, firmos për dy vite te Viboneze në Seria C

- ILIR CARA

Përfundon dueli i heshtur mes Parti zanit dhe Edgar Çanit, pasi palët më në fund kanë gjetur mënyrën për të ndërprerë me marrëveshj­e bashkëpuni­min. Zyrtarisht, sulmuesi nuk do të jetë më pjesë e "demave të kuq", ku para një viti erdhi në Kategorinë Superiore si një nga goditjet më të mëdha të futbollit shqiptar. Ndonëse pritshmëri­të dhe buja ishte e madhe për ish-sulmuesin e Kombëtares, problemet me dëmtimin, pas operacioni­t të kryer në gju, bënë që Çani të mos e tregonte veten për asnjë çast te Partizani. Prej muajsh Çani kishte dalë jashtë planeve të klubit, por kontrata, që ishte e vlefshme edhe për sezonin aktual, e mbante të lidhur. Të kuqtë përdorën të gjitha mundësitë për ta hequr "qafe", por lojtari ishte stoik për të duruar çdo lloj trajtimi, vetëm e vetëm që të përfitonte atë që kishte shkruar në kontratë. Pas bisedimeve të gjata, duke parë që Çani nuk kishte më mundësi të kthehej tek ekipi i parë, palët kanë rënë dakord që të prishin marrëveshj­en. Mësohet se lojtari ka marrë rreth 100 mijë euro nga klubi, shifër kjo që lidhej me detyrime të prapambetu­ra ndaj tij dhe më pas ka rënë dakord që të dalë lojtar i lirë. 29-vjeçari do ta vijojë karrierën në Itali te Viboneze, e cila militon në Serinë C. Mësohet se Çani ka firmosur kontratë dyvjeçare me të njëjtat parametra pagese që pati te Partizani, rreth 20 mijë euro në muaj.

DEKLARATA- Sulmuesi do të rikthehet kështu në futbollin italian, pas një sezoni për t'u harruar në Kategorinë Superiore. Konfirmimi­n e prishjes së kontratës e ka bërë publik edhe klubi nëpërmjet njoftimit në faqen zyrtare: "Klubi njofton përfundimi­n e bashkëpuni­mit me Edgar Çanin. Sulmuesi 29-vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshj­en mes palëve. Çani ishte pjesë e skuadrës përgjatë sezonit 2017-2018. Klubi i uron

njëkohësis­ht Edgar Çanit suksese në karrierën e tij sportive". Që pas mospërfshi­rjes së Çanit për ndeshjet e Europa Ligës me Mariborin, u bë e qartë që sulmuesi nuk kishte të ardhme te "demat". Fanella e tij me numrin 9 fillimisht kaloi te Stefab Nikoliç, që nuk i solli

fat dhe u largua menjëherë. Tani fanellën me numrin nëntë e mban veshur Rubin Hebaj. Shpresohet që 20vjeçari shkodran të thyejë tersin e këtij numri, që i shoqëruan dy poseduesit e fundit te Partizani, Edgar Çanin dhe malazezin Nikoliç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania