Panorama Sport (Albania)

Gega piketon ndryshimet, Trashi avancon në sulm

-

Partizani i është rikthyer sërish qytetit të Elbasanit për të vijuar seancat e fundit stërvitore para ndeshjes me Kamzën, teksa tekniku Gega ka preferuar të stërvitë këto dy ditë skuadrën në kompleksin "Pepa" në bar natyral. Kështu që të kuqtë grumbulloh­en dy ditë para derbit të vogël me Kamzën. Atmosfera duket shumë e mirë në skuadër, pavarësish­t se vijnë pas një humbjeje në Korçë dhe ndaj Kamzës kërkohen tri pikët e para në kampionat. Pritet që Partizani të luajë vetëm për fitore, pasi një tjetër hap fals do të ishte një goditje e rëndë për të kuqtë, edhe pse bëhet fjalë vetëm për dy javët e para të kampionati­t.

FORMACIONI - Tekniku i të kuqve, Skënder Gega, në seancën e djeshme stërvitore la të kuptohej se ende ka dilema për formacioni­n, pasi provoi lëvizje lojtarësh në fushë, edhe pse i qëndroi më shumë besnik rreshtimit 42-3-1. Në portë nuk ka dilema për sa i përket Alban Hoxhës, ndërsa para tij pritet të rreshtohen katër mbrojtës: Ibrahimi, Belica, Atanda dhe Kalari. Para mbrojtësve nuk ndryshon as dyshja Hila-Telushi, të cilët përveçse detyrave mbrojtëse, duhet të shohin edhe përpara në sulm. Risia duket te Trashi, i cili pritet të jetë më aktiv në sulm, pasi u vendos në krahun e majtë të mesit të fushës, duke u kthyer në origjinë. Si një nga lojtarët më me eksperienc­ë, Gega shpreson te shpërthime­t e tij në krah dhe do t'i japë më shumë mundësi ekipit për të dalë përpara. Në krahun tjetër të mesit të fushës pritet të luajë Mala, ndërsa Mensah do të mbështesë Hebajn të vetëm në majën e sulmit. Megjithatë, në kokën e Gegës janë ende disa dilema për sa i përket formacioni­t, por duket që tekniku kërkon një skuadër më sulmuese që të prodhojë më shumë lojë. Madje, gjatë seancës së djeshme stërvitore, ku zhvilluan një ndeshje midis tyre, tekniku kërkoi nga lojtarët që të evitonin topat e gjatë dhe të luanin shkurt, si mënyra më e mirë për të zënë në kurth kundërshta­rin. Mbetet për t'u parë nëse idetë e trajnerit në kokë do të zbatohen nga futbollist­ët, që do të zbresin në fushë në sfidën ndaj Kamzës këtë fundjavë. Vladimir Mema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania