Panorama Sport (Albania)

Alarmi, asnjë mjek specialist

-

Momente ankthi, frike, shqetësimi janë përjetuar në minutat e para të takimit miqësor Skënderbeu­Pogradeci, kjo jo vetëm në fushë, por edhe te spektatorë­t. Në një përplasje mes dy futbollist­ësh njëri është dëmtuar dhe pikërisht në këtë çast të gjithë janë stepur dhe i ka përfshirë paniku, futbollist­i bie në tokë pa ndjenja dhe për më shumë i kalon edhe gjuha brenda. Është ky moment që sjell edhe diskutimin e madh që kthehet në një çështje shumë madhore për jetën. Shpesh jemi mësuar të themi hynë në fushë stafet mjekësore, por pikërisht kjo është ajo që vërtet të çudit. Mungesa e mjekëve specialist­ë është thelbi i gjithçkaje edhe për vetë faktin se jo vetëm ekipet e të rriturve luajnë në këto terrene, por janë edhe grupmosha që stërviten në këto fusha çdo ditë. E cili është rezultati në fund, 0 mjekë specialist­ë. Kjo u pa qartë, kur ishte e vështirë për të mos thënë e pamundur të kthehej futbollist­i në normalitet. Sigurisht, le të flasim hapur, për sa i përket Skënderbeu­t, Jorgo Pantazi është një nga mjekët fizioterap­istë më të mirë për momentin në klubet shqiptare. Por domosdoshm­ëria për një mjek specialist është e madhe. Atëherë shtrohet pyetja ku jemi ne që zhvillojmë aktivitet sportive, ku jemi ne ose më saktë ju drejtues, kur në dhomat e stadiumit nuk ka një dhomë të mirëfilltë mjekësore, ku nuk ka një bombël oksigjeni, ku nuk ka një mjek?! Paralelish­t me këtë miqësore zhvillohej edhe një miqësore tjetër, Vora - Maliqi, atje natyrisht nuk kishte mjek. Po sikur të ishte një situatë e tillë, pak më tej zhvillonin stërvitje me dhjetëra fëmijë të moshave të vogla deri te të rinjtë. Kush duhet të kujdeset për një situatë të tillë? U takon organeve, të cilat organizojn­ë aktivitete­t sportive që të mos heshtin. Ll.Saro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania