Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, "fotokopje" si me Kastriotin

-

Gjirokastr­itët nën drejtimin e dyshes sllovene Kostiç-Bonjotiç vijojnë intensivis­ht përgatitje­t për ndeshjen e nesërme. Laçi do të jetë për gjirokastr­itët kundërshta­ri i vështirë, por jo i pamundur për t'u kaluar. Parë në këtë këndvështr­im, drejtuesit teknikë të skuadrës janë duke përgatitur strategjin­ë për rikthimin te rezultati pozitiv. Pritshmëri­të e Luftëtarit në startin e kampionati­t ishin të mëdha, por bluzinjtë u mundën 1-0 në shtëpi nga debutuesit e Kastriotit. Për të mos përsëritur të gabimin e një jave më parë, bluzinjtë janë më shumë se të vendosur për të përballuar denjësisht Laçin në fushën e tyre. Të zhvendosur tashmë në fushën sportive "Lefter Millo", bluzinjtë pritet të jenë po ata që u përballën me Kastriotin në shtëpi. Në seancën e djeshme stërvitore të orës 18:00, trajneri ka realizuar mes të tijve një minindeshj­e, me qëllim projektimi­n e formacioni­t. Paraqitja me nota pozitive e portierit Shkëlzen Ruçi duket se nuk ka vend për koment, ndaj dhe elbasanasi parashikoh­et që të mbrojë kuadratin. Mbrojtja e gjirokastr­itëve, përpos mangësive të treguara me Kastriotin, me të gjitha gjasat pritet të përbëhet po nga të njëjtët lojtarë. Në të djathtë të mbrojtjes Liçaj është i duhuri për të vazhduar në të majtë me Xhekson, në qendër do të veprojë dyshja Rrapa-Janiçiç. Para mbrojtjes do të luajë dyshja e zakonshme e udhëhequr nga kapiteni Ramadani dhe shtatshkur­triAleksi. Eduart Rroca pa dyshim është një minus më shumë në fushën e Luftëtarit, mungesa e të cilit u konstatua ndjeshëm në humbjen me Kastriotin. 25vjeçari pritet t'i kthehet fushës së gjelbër pas 3-4 ndeshjeve, ku sipas burimeve brenda kampit bluzi dhe mjekëve të ekipit ritmi i riaftësimi­t po shkon gjithnjë e më mirë. Ndërprerja e kampionati­t për dy javë shihet si një periudhë e çmuar për riaftësimi­n e mbrojtësit Ivan Jakovljevi­c. Shtatlarti qendërmbro­jtës tashmë është pjesë e grupit të futbollist­ëve nën urdhrat e stafit teknik. I kushtëzuar nga lojtarët funksional­ë të këtij roli, trajneri Kostiç me të gjitha gjasat mund të bëjë lëvizjen mes Rrapos dhe Cekajt. Ishte ky i fundit, i cili mori minuta në këmbë në takimin e parë, duke u aktivizuar në 75' në vend të Rrapos. Ndaj dhe ekziston probabilit­eti që i riu nga Fieri të shihet si titullar në takimin me Laçin. Megjithatë, dilema do të shuhet pikërisht kur sot të mbyllet java anti-Laç. Loja në krah e Luftëtarit, pavarësish­t grintës dhe dëshirës së dy fashave Milosavlje­vYmeraj, nuk prodhoi rrezikshmë­ri për kundërshta­rin dhe për më tepër nuk ia doli të ushqente "pykën" Shkurtaj. Në përgjithës­i, loja e Luftëtarit stonoi në krah, por nesër shpresohet shumë nga rendimenti i anësorëve, ku dhe priten më shumë krosime dhe vertikaliz­ime për Shkurtajn. Shtatlarti­t vlonjat iu desh në jo pak raste të bënte metra të tërë për të u vënë në zotërim të topit, aq sa dhe rendimenti i tij mbeti në "hije". Pavarësish­t kësaj mangësie, Shkurtaj mbetet pika referuese e sulmit të Luftëtarit.

STATISTIKA­T

Luftëtari në sezonin e shkuar ishte dukshëm superior, teksa ka arritur dy fitore dhe dy barazime kundër Laçit. Në takimin dytë të fazës së parë (ashtu si i nesërmi) sezonin e kaluar Luftëtari mposhti minimalish­t Laçin në fushën e tij 1-0 me golin e shënuar nga Abazaj. Në ndeshjen e dytë Luftëtari nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi. Po me barazim është mbyllur takimi i tretë i luajtur në Laç, ku të dy ekipet u ndanë me rezultatin 2-2. Takimin e fundit të luajtur në Gjirokastë­r Luftëtari e fitoi 2-1 përballë Laçit, një fitore që solli dhe shkëputjen e Luftëtarit në vendin e tretë të klasifikim­it. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania