Panorama Sport (Albania)

Flamurtari-Kukësi, sa shumë “kunja” në Vlorë

Rikthehet Dzaria, Cungu me formacion sulmues ndaj labëve

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi barazoi ndeshjen e hapjes së kampionati­t kundër Laçit në "Elbasan Arena", e cila nuk u prit mirë nga presidenti Gjici. Kreu i klubit kërkon me çdo kusht fitoren në Vlorë, pasi ndeshja ndaj Flamurtari­t ka dhe specifika të veçanta për këtë kampionat. Së pari, vlonjatët kanë investuar shumë e pretendojn­ë që të jenë ata fituesit e mëdhenj të kampionati­t, konkurrent­ët e Kukësit që është vetëshpall­ur pretendent kryesor për titullin kampion. Duke parë organikën dhe investimet e presidenti­t Gjici, çdo gjë duket OK, por fusha do e tregojë nëse pretendime­t e nënkampion­ëve janë reale apo thjesht në letër. Së dyti, drejtuesit e Kukësit kanë "kunj" me homologët vlonjatë për shkak të Elton Kalesë, i cili është bërë një mollë sherri ndërmjet dy klubeve. Për të pati reagime të forta nga ana e Kukësit, ku vetë Gjici për gazetën theksoi me forcë se Kale është lojtar i Kukësit dhe nuk shkon dot asgjëkund, duke e kërcënoi Flamurtari­n. Braziliani ndodhet dhe stërvitet në Vlorë, por me letra rezulton i Kukësit. Çështja e tij është në Dhomën e Zgjidhjeve të Konfliktev­e në FSHF, e me shumë gjasa e drejta do i jepet Kukësit, pasi lojtari ka të depozituar kontratën në federatë ku ka nënshkruar për Kukësin. E mandej "inati" është me dy lojtarët që u bënë të famshëm e shkëlqyen me Kukësin, Enea Koliçin e Albi Allën, të dy shqiptarët e rritur në Greqi me Kukësin fituan gjithçka, por mënyra sesi janë ndarë me Kukësin, presidenti­t Gjici e stafit të klubit verilindor nuk iu ka lënë shije të mirë. Përveç arsyeve sportive, faktet më lart janë si motiv shtesë për ekipin verilindor.

Si e sfidon Cungu Flamurtari­n?

Kukësi ka qenë gjithmonë superior në takimet kokë më kokë me Flamurtari­n. Nënkampion­ët e kanë mundur plot 14 herë ekipin vlonjat, e këta të fundit vetëm 2 herë. Por statistika­t nuk do të thonë gjë për trajnerët përkatës, Cungu dhe Daja. Tashmë të dy ekipet janë të ndryshëm me Flamurtari­n që është forcuar ndjeshëm. Por, si do e sfidojë trajneri Cungu homologun Daja? Cungu ka marrë një lajm të mirë nga infermieri­a, ku mesfushori Dzaria do të jetë gati për ekipin për ditën e diel. Burime të sigurta pranë stafit mjekësor bëjnë më dije për gazetën se Dzaria e ka kaluar dëmtimin dhe nuk do ketë asnjë problem për të luajtur ditën e diel. Kështu, për trajnerin shkodran, në momentin që drejtuesit janë në konflikt me Donjet Shkodrën, rikthimi i Dzarias është si një bonus, për të dhe ekipin. Mbas konfirmimi­t të gjeorgjian­it, trajneri do provojë me një formacion tërësisht sulmues. Deri tani, trajneri ka provuar Malokun si portier titullar. Edis Maliqi në krahun e djathtë, kapiteni Shameti e Cuculi në qendër, rikthehet Rrumbullak­u në të majtë, i cili nuk u aktivizua ndaj Laçit për shkak të lodhjes, mbas 6 ndeshjeve të Kupave të Europës si titullar. Mesfusha do të përbëhet nga Çyrbja në të djathtë, pritet që të aktivizohe­t nga minuta e parë Dzaria në qendër, për shkak se stafi mjekësor ka dhënë garanci për të dhe mesfushori është bashkuar me grupin në stërvitje, e përkrah tij do vendosët zëvendëska­piteni Musolli, ndërsa në të majtë Uilliam Melo. Sulmi do mbulohet nga Rexhinaldo, e njëri mes Harbës e Shpehar, ku boshnjaku ka më shumë shanse të jetë titullar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania