Panorama Sport (Albania)

Ymeraj, një "Kasemiro" për mesfushën e Dajës

Blerja e re rrëfen planin te vlonjatët

-

Sokol Ymeraj është blerja më e re e Flamurtari­t. I riu u zyrtarizua pak ditë më parë, ndërsa në një intervistë për "Panorama Sport" flet për gjithçka, që nga nisja e karrierës e deri tek ardhja në Vlorë. Ymeraj premton maksimumin me Flamurtari­n, ndërsa thotë se është afruar nga trajneri Daja. Idhulli i 19- vjeçarit është Kasemiro.

Si e keni nisur karrierën tuaj dhe ku?

Karriera ime ka nisur në moshë të hershme. Kam qenë vetëm 5 vjeç në momentin e parë që jam përballur me fushën e blertë dhe me topin, që më pas u bë pjesë e pandarë e imja. Fillimet e mia kanë qenë në qytetin tim të lindjes, Fier, me moshat e Apolonisë. Cili ju ka mbështetur më shumë?

Mbështetja ime më e madhe ka qenë gjithmonë

familja. Do të veçoja babanë tim, i cili më ka qëndruar pranë moralisht, si edhe financiari­sht në çdo moment të mirë dhe të vështirë për mua, duke u munduar gjithmonë për më të mirën. Prandaj, gjej dhe rastin ta falënderoj për gjithçka. Kush ka qenë trajneri juaj i parë?

Trajnerët e mi të parë kanë qenë Romeo Haxhiaj dhe Agron Basholli.

Si ishte karriera juaj në Gjermani te Bonner SC? Bonner SC ishte një eksperienc­ë shumë e bukur ku mësova shumë dhe kalova momente shumë të bukura me skuadrën dhe trajnerin, që ishte njeri i mrekullues­hëm, nga i cili mësova shumë.

Pse e latë Gjermaninë për Flamurtari­n?

Gjëja e parë ishte oferta serioze

nga klubi i Flamurtari­t dhe, së dyti, fakti që në pankinën e Flamurtari­t qëndron një trajner kaq i nderuar si Ilir Daja. Ishin edhe disa problemet e mia me dokumentac­ionin, të cilat më shtynë që të vija në Shqipëri.

Sa ju ka ndihmuar fakti që jeni pjesë e Kombëtares U-19?

Shumë! Të them të drejtën, shumë fare. Fakti që Kombëtarja është maksimumi për çdo lojtar. Ajo është një reklamë shumë e mirë për çdo futbollist, i cili merr atje një rritje tepër profesiona­le dhe një eksperienc­ë mbresëlënë­se.

E ëndërroni Kombëtaren e madhe?

Pa dyshim, ëndrra ime më e madhe është Kombëtarja e madhe. Është maksimumi për çdo lojtar.

Çfarë premtoni te Flamurtari?

Te Flamurtari premtoj që do jap maksimumin ndeshje për ndeshje dhe duke e respektuar ashtu siç i ka hije fanellës së Flamurtari­t. Kush ju solli në Vlorë?

Në Vlorë kam ardhur në sajë të kontakteve të trajnerëve të mi të mëparshëm me trajnerin Daja.

Cili është idhulli juaj në futboll?

Idhulli im është Kasemiro i Realit. Mendoj se është më i miri në botë për pozicionin ku luan dhe më pëlqen mënyra sesi ai e interpreto­n lojën. ERMAL SIKA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania