Panorama Sport (Albania)

Nuk ka licencë, turku Firat s'ka firmosur ende kontratë

-

Ardhja e Engin Firat si drejtor i klubit Vllaznia po kthehet në një telenovelë të vërtetë turke. Dy ditë më parë, ai bëri prezantimi­n e tij, duke pasur kështu edhe daljen e parë publike zyrtare në media dhe përpara tifozëve të shumtë të kuqebluve. Mirëpo, pas këtij prezantimi që zgjati për 30 minuta, burime shumë pranë klubit shkodran, hedhin dyshime të forta se turku s'ka firmosur ende kontratë. Kjo nuk është lënë thjesht si një çështje burokratik­e mes Firat dhe drejtuesve të Vllaznisë, por për një arsye shumë më të fortë. Burime pranë turkut, por edhe pranë Vllaznisë, arrijnë në konfirmimi­n e përbashkët se Engin Firat nuk e ka firmosur ende kontratën me kuqeblutë për shkak se ai nuk disponon licencë për të qenë drejtor sportiv i një klubi si Vllaznia. Burimet tregojnë se është më shumë se e sigurt që ai nuk ka nënshkruar kontratën e re, ndërsa ka dyshime se Firat nuk posedon licencën. Kjo nisur nga fakti se në dokumentac­ionin e paraqitur nga ana e tij në momentin kur ka aplikuar për postin e drejtorit të klubit "Vllaznia", por edhe pas përzgjedhj­es së tij në këtë post nuk ka paraqitur patentën e drejtorit. Sipas të njëjtave burime, Firat posedon "UEFA Pro" për të qenë trajner, por jo atë si drejtor sportiv. Gjë, e cila e ka penalizuar dhe nuk e ka lejuar që të firmosë kontratën edhe pse ka gjetur akordin me drejtuesit e Vllaznisë dhe kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi, sa i përket pagës, kushteve apo edhe nevojës së tij për të qenë larg Shkodrës në momente të ndryshme. Pavarësish­t se ka dyshime të forta për mungesën e kësaj licence, sipas burimeve tashmë ka edhe një plan për turkun njëlloj si skenarët e telenovela­ve. Engin Firat pritet që të regjistroh­et në kursin që ka Federata Shqiptare e Futbollit për përgatitje­n e personave, të cilët duan të punojnë si drejtorë sportivë në klubet shqiptare. Pas regjistrim­it në FSHF, atëherë turku Firat mund të firmosë kontratën me kuqeblutë, ndërsa në fund të atij kursi, ashtu si gjithë të tjerët, mund të pajiset me licencën përkatëse. Nëse rezulton e vërtetë se Firat ende nuk ka firmosur me Vllaznisë dhe se ai nuk disponon as licencë, ky do të ishte skandali i radhës. Aq më tepër kur Bashkia Shkodër hapi aplikime, duke përcaktuar qartazi kriteret për të gjithë kandidatët. Senad Nikshiqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania