Panorama Sport (Albania)

Gjyrezi: Nuk kam dhënë leje për largimin e Çinarit në Spanjë

-

Ish-administra­tori Astrit Gjyrezi, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", një ditë më parë mohoi të ketë dhënë një lejekalimi për Çinarin dhe për cilindo futbollist tjetër. Ai shprehu keqardhje që klubi dhe bashkia po përpiqen që ta përfshijnë. "Nuk e di çfarë ka ndodhur me Çinarin. Unë kam dhënë dorëheqjen më 31 korrik nga posti që mbaja dhe prej datës 1 gusht nuk kam dijeni se çfarë ka ndodhur. Kam dëgjuar shumë rreth kësaj çështjeje, madje ka pasur edhe spekulime apo aludime se diçka ka ndodhur nga zyrtarë të klubit apo nga vetë bashkia. Janë përpjekur ta tjerrin aq shumë këtë çështje, duke lënë të kuptohet se unë mund të jem i përfshirë, por kjo është thjesht dashakeqës­i. Akuzat e Alaveshit? Vllaznia nuk ka drejtues të vjetër dhe të rinj. Klubi ka një bord drejtues që ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe dhe vazhdon të jetë. Në komunikatë­n e Alaveshit nuk thuhet "administra­tori", por drejtuesit "e vjetër". Në këtë pikëpamje, unë mendoj se është bërë një keqinterpr­etim edhe nga media. Unë e përsëris se si ish-administra­tor nuk kam lidhje me këtë gjë. Çinari më ka kërkuar largimin, por unë nuk e kam firmosur këtë. Më pas kam dhënë dorëheqjen dhe nuk e di çfarë ka ndodhur. Dorëheqja ime është e protokollu­ar dhe mund të vërtetohet lehtësisht. Bashkia ka bërë mirë që e ka çuar çështjen në prokurori. Mendoj se kjo është rruga që duhet ndjekur në të tilla raste. Dua të qartësoj se për sa kohë unë kam qenë administra­tor, Vllaznia nuk ka pasur asnjëherë llogari bankare jashtë Shqipërisë", tha ndër të tjera ishadminis­tratori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania