Panorama Sport (Albania)

Lika: Vllaznia duhet të marrë shembull nga Tirana

"Duhet të plotësohem­i, në të kundërt do të jetë e vështirë"

- ADELA MERKO

Hasan Lika men don se me 3-4 af rime, Vllaznia jo vetëm do të ngjitet, por mund të shpallet edhe kampione. Trajneri evidenton se shkodranët duhet të ndjekin modelin e Tiranës në këtë kategori, duke ruajtur një pjesë të mirë të grupit nga sezoni i fundit. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", numri një i pankinës së kuqebluve evidenton se skuadra duhet të përforcohe­t me çdo kusht në qendër të mbrojtjes, por edhe sulm, aty ku rrjedhjet kanë qenë të shumta.

Keni hyrë në javën e dytë të përgatitje­ve, jeni i kënaqur me reagimin e lojtarëve në këto ditë të para?

Mund të them që jam i kënaqur, lojtarët janë stërvitur dhe ky angazhim më jep optimizëm. Por nuk mund të flasim për konsolidim, pasi jemi ende në proces seleksioni­mi.

Kanë ardhur vetëm lojtarë në provë, por blerje e vërteta mungojnë. Ju shqetëson ky fakt?

E vërtetë. Kanë ardhur disa lojtarë në provë. Një pjesë nuk i kemi pëlqyer, të tjerë pritet të vijnë, por do vazhdojmë të kërkojmë. Duhet të përmirësoh­emi, pasi kemi realisht nevojë për afrime. Siç dihet, largimet kanë qenë të shumta, ndaj duhet të kompletojm­ë grupin.

Përtej emrit të madh që Vllaznia ka, a po hasni vështirësi që të bindni lojtarët për të luajtur në Kategorinë e Parë?

Vllaznia mbetet Vllazni. Emri këtij klubi është realisht i madh, përtej kategorisë. Unë shpresoj vetëm se ata futbollist­ët që do vijnë, të japin maksimumin për këtë ekip.

Do të ndiqni si model Tiranën, që të riktheheni brenda një viti në mesin e më të mirëve?

Pse jo, shembujt pozitiv janë për t'u marrë. Na duhet të punojmë fort. E dimë shumë mirë se do të jetë më shumë se e vështirë. Por në radhë të parë, duhet të ndërtojmë skuadrën ashtu siç du-

het, me lojtarë që të japin garanci për ecurinë, pasi deri në këto çaste kemi realisht probleme. Ndaj, do të ishte mirë që të ndiqnim shembullin e Tiranës, e cila shumë shpejt gjeti forcat dhe u ngjit në Superiore, aty ku e ka vendin si Tirana, ashtu e Vllaznia.

Tirana ruajti grupin dhe deri diku edhe Vllaznia po bën të njëjtën gjë. Por ka një ngërç, klubi ende nuk ka rikonfirmu­ar titullarët?

Një pjesë e mirë e grupit është ruajtur, sikundër e thatë edhe ju. Besoj se ngërçi do të zgjidhet deri ditën e

diel, kur do të vendoset edhe vazhdimësi­a e tyre. Klubi po punon që deri në fundjavë të mbyllë çështjen e rishikimit të kontratave.

Konkretish­t, çfarë pret Lika nga kjo merkato?

Pres lojtarë për sulmin, por jo vetëm.

Me sa afrime do të jeni gati për të përballuar sezonin?

Mendoj se 3-4 na duhen për të përforcuar grupin dhe për të arritur ato synime që kemi. Përndryshe, gjërat nuk do të shkonin mirë. Duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm, pasi janë larguar të gjithë lojtarët

e qendrës së mbrojtjes, jo vetëm në formacion, por edhe ata që kanë qenë të gatshëm në stol. Duhet të sforcohemi, pasi kjo kategori do eksperienc­ë me bollëk. Pastaj duhet të marrim masat, pasi kampionati është i gjatë, dëmtimet dhe pezullimet janë të pashmangsh­me. Ndaj them që na duhen edhe alternativ­a. Këta që janë më bindin, megjithatë akoma jemi ende larg pritshmëri­ve që unë kam.

Keni ndonjë dëshirë konkrete në merkato?

Nuk kam ndonjë preferencë të veçantë.

Engin Firat deklaroi se kjo Vllazni nuk mund të shpallet kampione. A jeni edhe ju i të njëjtit mendim me drejtorin?

Nëse ka folur në këtë formë, mendoj se e ka pasur vetëm për situatën aktuale. Ne pretendojm­ë që të realizojmë ngjitjen, kjo është e rëndësishm­e. Pastaj rrugës, pse jo, mund të shpallemi edhe kampionë.

Domethënë e shihni të mundshëm fitimin e titullit të Kategorisë së Parë?

Nëse plotësohem­i në organikë, pse jo. Dhe, besoj se gjithçka do shkojë mbarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania