Panorama Sport (Albania)

Vllaznia në kaos të plotë, QKB e gjobit me 150 mijë lekë

-

Vllaznia, edhe pse është e zhytur në borxhe apo detyrime të pashlyera ndaj Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, vazhdon që të shtojë listën e stërgjatë të debiteve. Më e fundit është një gjobë e vendosur nga Qendra Kombëtare e Regjistrim­it të Bizneseve. Kjo e fundit ka vendosur një gjobë prej 150 mijë lekësh të vjetër në adresë të Vllaznia sh.a, për shkak se klubi ka shkelur një afat ligjor në QKB. Në këtë mënyrë, Mark Laloshi është anëtari i bordit Vllaznia, i cili dha dorëheqjen një vit më parë. Klubi Vllaznia e ka regjistrua­r me vonesë dorëheqjen e Laloshit në QKB, duke bërë kështu që të gjobitet. Çdo lëvizje e Vllaznia sh.a, sa i përket administra­tës apo anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, duhet të deklarohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrim­it të Bizneseve. Dhe për këtë, ka afate të përcaktuar­a me ligj. Drejtuesit e Vllaznisë e kanë tejkaluar afatin e deklarimit të dorëheqjes së Laloshit, duke bërë që kuqeblutë të marrin një gjobë prej 150 mijë lekësh të vjetër. Drejtuesve mbase nuk u bën përshtypje një shumë e tillë prej vetëm 150 mijë lekësh të vjetër dhe sidomos nëse marrin parasysh milionat që shkojnë nga pagat e padhëna të lojtarëve apo edhe detyrimet mbi 1 milion euro në radhët e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve. E megjithatë, shqetësimi qëndron diku tjetër. Të gjitha këto parà apo detyrime që vijnë si shkak i keqmenaxhi­mit të klubit në gjithë këto vite, që nga koha kur e administro­n Bashkia Shkodër, nxirren vetëm nga xhepi i qytetarëve shkodranë dhe taksave që ata paguajnë në bashki. Në këtë mënyrë, dhimbja për gjobat e vendosura herë pas here për Vllazninë, mund të mos jetë shumë e madhe. Kjo nuk është hera e parë që kuqeblutë ndëshkohen me gjobë sepse kështu ka ndodhur edhe nga Komisioni për Informim, kohë më parë për të mos thënë për sekuestrot e vendosura në dy momente të ndryshme apo qoftë vendimet e organeve europiane të futbollit për pagat e padhëna vite më parë për futbollist­ë të ndryshëm. Shuma prej 150 mijë lekësh të vjetër realisht mund të mos jetë aq e përfillshm­e nisur nga vlera e saj, por më e rëndësishm­e është papërgjegj­shmëria që tregon në këto raste klubi, duke i shtuar vetes borxhe që fare mirë mund të shmangeshi­n. Senad Nikshiqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania