Panorama Sport (Albania)

Panuçi e rikthen në Kombëtare, Basha: Jam gati për Greqinë

"Italia më kaliti me stërvitje të fortë për 12 vite"

-

Për 12 vite, Migjen Basha ka luajtur në kampionate­t italiane të futbollit. Jo vetëm Kategoria e Dytë, por edhe në Serinë A, duke lënë gjurmë me karrierën e tij dhe profesiona­lizmin e treguar. Aktualisht, është pjesë e skuadrës së Arisit në Selanik dhe mesfushori­t kuqezi i është dhënë çelësi për repartin e mesit të fushës. Së fundmi ka edhe një lajm të mirë, pasi në ekipin grek ka mbërritur ftesa me logon e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe që ka firmën e trajnerit Panuçi, për grumbullim­in e parë të vlefshëm për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Në një intervistë për mediat greke, mesfushori tregon përshtatje­n, si dhe diferencat mes futbollit në Itali dhe atij në Greqi.

Greqia - "Do të jetë një sezon i vështirë. Kam parë disa skuadra, por më duhet ende që të kuptoj sesi funksionoj­në gjërat. Skuadra ka bërë ndryshime dhe disa lojtarë kërkojnë ende kohë që të përshtaten. Mes tyre jam edhe unë, pasi është hera e parë që jam në këtë kampionat. Megjithatë, nëse gjithçka do të shkojë si gjatë ndeshjeve miqësore që kemi bërë, jam i bindur që do të bëjmë një sezon pozitiv". Diferencat - "Nuk ndihem i lodhur, por biseda me trajnerin më ka ndihmuar shumë. Ai më ka kërkuar që të jem unë njeriu i mesit të fushës për të komanduar manovrën. Nuk kemi vendosur ende se çfarë moduli do të kemi gjatë këtij sezoni, nëse do të luajmë me 4-3-3 apo 4-2-3-1. Unë kam punuar për 12 vite në Itali dhe jam mësuar me stërvitje të forta, ndaj edhe këtu nuk kam pasur probleme në këtë start. Jam gati për këtë sezon që t'i kënaqim tifozët tanë". Skuadra - "Jam mbetur i mahnitur nga afrimiteti që kanë futbollist­ët mes tyre. Jashtë fushës këtu janë miq dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë që të kuptoj se çfarë është ky ambient. Si janë bashkëlojt­arët e tjerë dhe çfarë na duhet".

Rivalet - "Pas Janina luan me kundërsulm­e, Larisa në presing të plotë ndërsa PAOK, Olimpiakos dhe AEK janë skuadra të forta për të cilat më duhet t'i shoh më tepër që të krijoj një ide", ka deklaruar Migjen Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania